Home / Aktualitet / Më lehtë flet me OKB se me Albtelekomin

Më lehtë flet me OKB se me Albtelekomin

 

Artan FUGA-

Më lehtë sesa të kontaktosh Albtelecom mund të flasësh me Kryetarin e OKB, me kancelaren, me kryetaren e Komisionit europian, me Putinin, nuk e di me kë tjetër, mbase me Zotin është shumë më lehtë, të jep akses!

Por, me Albtelecom jo, agjenci telefonie që vetëm në telefon nuk përgjigjet dhe nuk ke ku ankohesh kur ndjen se po trajtohesh si qen, si një karthi e hedhur tej nga era në mal, je kapur rob me lloj lloj klauzolash, kur në dyqan të thonë : mbylle një çikë atë derën!

Ore mos kujtojnë këta se marketingu është teknikë për ta keqtrajtuar klientin? Për t’ja hedhur sa t’a fusësh në kllapa?

Nuk di për Zotin, por po harxhoj pa fund impulse dhe nuk i kap dot!

A di ndokush ndonjë metodë njerëzore, jo të dhunëshme?

Check Also

Ligjvënësit paralajmërojnë për kërcënimin rus ndaj Radios Evropa e Lirë

Pesë anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve i kanë bërë thirrje Presidentit Biden t’i kundërvihet asaj …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

six − six =