Home / Aktualitet / Me kapele e maska, si u grabit pika e karburantit nga 3 persona të armatosur

Me kapele e maska, si u grabit pika e karburantit nga 3 persona të armatosur

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e së dielës në fshatin Fllakë të Durrësit. Ngjarja ndodhi rreth orës 8:50, ndërsa sipas Abcnews,grabitja u krye nga tre persona.

Një prej tyre qëndroi në automjet në gatishmëri, ndërsa dy të tjerë me kapele dhe maska kirurgjikale kanë kërcënuar me mjete prerëse e sende të forta menaxherin e pikës së karburantit. I kërcënuar, ai u ka dorëzuar sasinë e parave që kishte grumbulluar gjatë orëve të natës.

Pasi kanë marrë paratë, grabitësit u larguan me shpejtësi. Nuk dihet shuma e parave të vjedhura ndërsa policia është duke ndjekur gjurmët e autorëve pasi janë sekuestruar edhe pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë.

Check Also

Me këto mënyra të thjeshta mund t’i fshihni thinjat nëse nuk doni t’i lyeni flokët

Si rregull, thinjat e para dalin pas të 30-tave! Nëse gjeni fije gri më herët, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − five =