Home / Aktualitet / Me kamion drejt Anglisë, roja i prish ëndrrën dy shqiptarëve

Me kamion drejt Anglisë, roja i prish ëndrrën dy shqiptarëve

Duket se plani i dy shqiptarë të moshës 26 dhe 39 vjeç për të ikur në Angli me kamion, nuk ka funksionuar.

Ata u arrestuan mbrëmjen e të enjtes në portin e Esbjergut të Danimarkës, pasi roja që mbikqyrte kamerat e sigurisë i pa duke u ngjitur në kontejnerë.

Dyshohet se dy shqiptarët po tentonin që të fshiheshin në rimorkio për të udhëtuar drejt Anglisë, tha oficeri i policisë sot në mëngjes.

Sipas mediave vendase, porti Esbjergut është shfrytëzuar edhe më herët si trampolinë për tu futur në Angli nga shqiptarët, por edhe shtetas të kombësive të tjera.

“Javën e kaluar, gjithashtu u zbuluan një çift shqiptarësh të cilët kishin depërtuar në zonën e kontenierëve”, thotë shefi i sigurimit.

Në vitin 2017, policia arriti të arrestojë një 40-vjeçar egjiptian i cili u dënua me tre vjet burg për organizimin e trafikimit të qenieve njerëzore në Angli përmes portit të Esbjergut.

Në 17 raste, ai kishte ndihmuar të huajt për tu futur në zonën e siguruar në portin e Esbjergut, kështu që ata mund të fshiheshin në rimorkiot e kamionëve që do të merrnin tragetin për në Angli.

Check Also

Rama i përgjigjet ashpër Metës: “S’ke asnjë kompetencë të fusësh hundët në punët e ekspertëve”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në Tëitter pas letrës së presidentit Ilir …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three − 1 =