Home / Aktualitet / Me 7 vota pro, ja kush është kryetarja e re e KPK

Me 7 vota pro, ja kush është kryetarja e re e KPK

Kryetarja e re e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të jetë Pamela Qirko.

Ajo u zgjodh ditën e sotme me 7 vota pro me votim të fshehtë. Votimi u zhvillua në prani dhe të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Pamela Qirko do të nisë ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në datën 21.7.2020.

Njoftimi i KPK:

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se në bazë të ligjit nr. 84/2016, sot, në datën 20.7.2020, ora 17:00, zhvilloi procesin për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Komisionit.

Pas votimit të fshehtë, që u zhvillua në prani edhe të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi e zgjedhur me 7 (shtatë) vota pro, kandidatja Pamela Qirko.

Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Komisionit nr. 48, datë 20.7.2020.

Znj. Pamela Qirko do të fillojë ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në datën 21.7.2020.

Check Also

Mbyllen 13 degë në Universitetin e Elbasanit, shumë shpejt ky universitet do të diplomojë vetëm infermierë

Këtë vit në universitetin e Elbasanit janë regjistruar 1032 studentë përkundrejt 2800 kuotave të lira. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five + 12 =