Home / Histori / Me 25 shkurt 1991 – u shpërnda Traktati i Varshavës

Me 25 shkurt 1991 – u shpërnda Traktati i Varshavës

Nga Sokol NECAJ –
Organizata e Traktatit të Varshavës (e njohur edhe si Pakti i Varshavës) ishte aleancë politike dhe ushtarake e krijuar në 14 maj 1955 midis Bashkimit Sovjetik dhe disa vendeve të Evropës Lindore. Bashkimi Sovjetik e formoi këtë aleancë si kunderpeshë të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), një aleancë e sigurisë kolektive midis Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe kombeve të Evropës Perëndimore në 1949.
Pas Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Sovjetik nënshkroi traktate dypalëshe me secilin nga vendet e Evropës Lindore përveç Gjermanisë Lindore, e cila ishte ende pjesë e territorit të okupuar nga Sovjetikët të Gjermanisë. Kur në fillim të majit 1955, Republika Federale e Gjermanisë hyri në NATO, sovjetikët krijuan Organizatën e Traktatit të Varshavës. Udhëheqja Sovjetike gjithashtu synonte ta përdorte si presion ndaj trazirave civile në rritje në vendet e Evropës Lindore.
Nënshkrues të Organizatës së Traktatit të Varshavës ishin Bashkimi Sovjetik, Shqipëria, Polonia, Çekosllovakia, Hungaria, Bullgaria, Rumania dhe Republika Demokratike Gjermane. Megjithëse anëtarët e Paktit të Varshavës u zotuan të mbronin njëri-tjetrin nese dikush prej tyre do të sulmohej, theksohej mosndërhyrja në punët e brendshme të anëtarëve të Traktatit dhe gjoja ishte organizua rreth vendimmarrjes kolektive, por në fund të fundit Bashkimi Sovjetik kontrollonte shumicën të vendimeve të Paktit. Bashkimi Sovjetik gjithashtu e përdori paktin për të shtypur trazirat popullore në satelitët e tij si në Hungari në 1956, në Çekosllovaki në 1968 dhe në Poloni në 1981.
Ne vitet 1980, Organizata e Traktatit të Varshavës kishte mjaft me probleme në lidhje me ngadalësimin ekonomik në të gjitha vendet e Evropës Lindore. Nga fundi i viteve 1980 ndryshimet politike në shumicën e vendeve anëtare e bënë paktin praktikisht joefektiv. Në Shtator 1990, Gjermania Lindore u largua nga Pakti në përgatitje për ribashkimin me Gjermaninë Perëndimore. Në tetor, Çekosllovakia, Hungaria dhe Polonia ishin tërhequr nga të gjitha stërvitjet ushtarake të Traktatit të Varshavës. Pakti i Varshavës u shpërbë zyrtarisht në 1991 pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Check Also

Fantazmat e lëvizjeve të kufijve aviten përsëri në Ballkan

Nga Akri  ÇIPA –   Fantazmat e lëvizjeve të kufijve aviten përsëri në Ballkan. Më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × five =