Home / Aktualitet / Mbylli fluturimet për shqiptarët, mësoni deri kur Austria ndalon fluturimet nga vendi ynë

Mbylli fluturimet për shqiptarët, mësoni deri kur Austria ndalon fluturimet nga vendi ynë

Aeroporti i Rinasit njofton se do të ndalohen fluturimet me Vjenën nga data 16 Korrik deri më 31 Korrik 2020.

Në një postim në rrjete sociale, Aeroporti i Rinasit shkruan se kjo ka ardhur pas një vendimi të ministrisë austriake për të zgjeruar masivisht listën e ndalimeve të uljes së avionëve.

Pasagjerët fluturimet e të cilëve janë anuluar dhe të cilët nuk duan të përdorin mundësitë e rishikimit të datave mund të aplikojnë për një rimbursim, thuhet në njoftimin e Aeroportit.

Njoftimi i plotë:

Lajm jo i mirë mbërrin nga Austrian Airlines. Ndalohen fluturimet me Vjenën nga data 16 korrik deri më 31 korrik 2020.

Në një njoftim zyrtar, Austrian Airlines njofton sot se Ministria Federale Austriake e Punëve Sociale, Shëndetit, Kujdesit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit ka zgjeruar masivisht listën e ndalimeve të uljes së avionëve.

Duke filluar nga e enjtja, 16 korrik 2020, Shqipëria nuk do të ketë asnjë fluturim të rregullt me Austrinë dhe do të radhitet në listë me Bosnjën dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Egjiptin, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë dhe Serbinë. Dekreti është i vlefshëm deri më 31 korrik 2020.

  • Për shkak të ndalimit zyrtar, Austrian Airlines është e detyruar të anullojë të gjitha fluturimet ndërmjet Vjenës dhe Tiranës gjatë periudhës 16-31 korrik 2020.
  • Pasagjerët fluturimet e të cilëve janë anulluar dhe të cilët nuk duan të përdorin mundësitë e rishikimit të datave mund të aplikojnë për një rimbursim duke përdorur formularin në internet në faqen e internetit të Austrian Airlines.
  • Pasagjerët që dëshirojnë të kryejnë fluturimin e tyre në një datë të mëvonshme, kanë mundësi të ndryshme rishikimi dhe mund të realizojnë udhëtimin e tyre të ndryshuar deri në fund të 2021.
  • Pasagjerët që kanë tranzitin në Vjenë, do të mbrohen me linjë tjetër nga destinacion tjetër. Austria Airlines parashikon mbrojtjen e pasagjerit.

Check Also

Shifrat e fundit/ Shënohen mbi 280 raste të reja dhe 3 viktima nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se kanë humbur jetën 3 persona nga Covid në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen + seventeen =