Home / Kryesore / Mbyllet numërimi i votave preferenciale në Tiranë, ja kush janë dy emrat më të pëlqyer nga PS-ja dhe PD-ja

Mbyllet numërimi i votave preferenciale në Tiranë, ja kush janë dy emrat më të pëlqyer nga PS-ja dhe PD-ja

Është mbyllur numërimi për votat e kandidatëve për deputetë në qendrën e fundit të votimit në kryeqytet.

PS në Tiranë arriti të marrë 226.842 vota të përkthyera në 18 mandate, PD 182.335 të përkthyera në 15 mandate, në vend të tretë LSI me 27.945 vota (2 mandate) dhe në fund të katër PSD me 13.273 vota (1 deputet).

Në kampin e PS është Fatmir Xhafaj i cili ka grumbulluar “lumë votash” duke thyer herësin dhe listën e kryetarit Rama me 16.741 vota, ndërsa demokratët kanë të preferuar kryetarin e tyre Basha të cilit i kanë dhënë 16.186 vota.

Monika Kryemadhi ka arritur të marrë vetëm 2446 vota ndërsa Tom Doshi i PSD (i dorëhequr) ka marrë 2025 vota.

Check Also

Meta nuk doli para Komisionit të Ligjeve, Tedi Blushi i përgjigjet kuvendit

Në përgjigje të interesimit të kolegëve gazetarë dhe pasi u njohëm me shpifjet dhe qëndrimet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 + fourteen =