Home / Aktualitet / Mbyllet gazeta iraniane, publikoi bilancin e vërtetë të koronavirusit

Mbyllet gazeta iraniane, publikoi bilancin e vërtetë të koronavirusit

Autoritetet në Iran kanë vendosur të mbyllin një gazetë vendase, e cila sipas Daily Mail, ka publikuar një intervistë ku tregohet bilanci i vërtetë i personave të vdekur dhe të infektuarve me koronavirus,

Gazeta “Jahan-e Sanat”, e fokusuar te problemet ekonomike raportohet të ketë publikuar një intervistë një një ish anëtari të Task Forcës kombëtare kundër koronavirusit, i cili shprehet se bilanci i viktimave dhe të infektuarve është 20 herë më i lartë nga shifrat që publikojnë autoritetet.

Epidemiologu Mohammadreza Mahboubfar deklaron se shifrat zyrtare janë vetëm 5% e të dhënave të vërteta të cilat flasin për 37 mijë viktima dhe 6.5 milionë të infektuarve.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë reagoi menjëherë duke thënë se Mohammadreza Mahboubfar nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Task Forces anti-Covid.

Mahboubfar tha mes të tjerash për gazetën se rasti i parë me koronavirus në Iran është regjistruar në Janar, ndërkohë që autoritetet e deklaruan zyrtarisht vetëm më 19 Shkurt./A2

Check Also

Bastardët po negociojnë me Greqinë për detin

Nga Spartak NGJELA – Të gjithë këta bastardë që kanë negociuar dhe po negociojnë me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × two =