Home / Aktualitet / Mbyllet e qetë dhe pa incidente dita e gjashtë e protestës për Klodian Rashën

Mbyllet e qetë dhe pa incidente dita e gjashtë e protestës për Klodian Rashën

Është mbyllur e qetë dhe pa dhunë sot në Tiranë dita e gjashtë e protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj.

Grumbullimi nisi me vonesë, filloi njëherë si tubim paqësor, grupe-grupe, jo më shumë se 10 persona e më andej një grup qytetarësh bënë thirrje që të marshojnë përpara Kryeministrisë.

Gazetari i Newsbomb nga terreni na raporton se sot nuk është bërë asnjë dëm në pronën publike, nuk pati përballje me policine, as gaz lotsjellës apo ujë me presion. Megjithatë thirrje ka pasur në kor “Rama ik”, “Poshtë diktatura” dhe “Lironi djemtë tanë”.

Policia që herët në orën 18:00 vendosi patrullë tek sheshi “Skëndërbej” dhe mund të kaloje vetëm nëse kishe karta identiteti.

U vendos kordon policie përpara godinës së Kryeministrisë. Sot në protestë ishin persona të moshave të ndryshme dhe jo vetëm të rinj apo adoleshentë.

Check Also

Qarkullonte me dhjetra doza kokaine në makinë, arrestohet 30-vjeçari

30-vjeçari Endrit Murrani është vënë në prangat e Policisë pasi u kap me një sasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − 1 =