Home / Politike / Mbyllet çështja penale e Spartak Brahos, pas paditjes së Agron Tufës

Mbyllet çështja penale e Spartak Brahos, pas paditjes së Agron Tufës

Gjykata e Tiranës vendos të pushojë çështjen penale ndaj deputetit të PS, Spartak Braho.  Braho u padit nga ish- drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit (ISKK), Agron Tufa për fyerje e shpifje, ndërsa kërkoi nga socialisti shumën prej 250 000 lekë si dëmshpërblim.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Sokol Pasho, vendosi të pushojë vlerësoi se kërkesa e ngritur nga z.Tufa nuk përmbush kriteret ligjore në kuptim të legjitimimit aktiv të kërkuesit dhe nuk mund të merret në shqyrtim prej kësaj Gjykate, ndaj edhe çështja duhet të pushohet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Gjykata vendosi, pushimin e çështjes penale nr.107 akti datë 05.12.2019 me viktimë akuzuese Agron Tufa dhe të akuzuar Spartak Braho, me objekt fajtor i të akuzuarit për veprën penale “Fyerja” dhe ‘Shpifja”, të parashikuara nga nenet 119 e 120 të K. Penal si dhe “Shpërblimi i dëmit’, në shumën 250.000 lekë.

Shpenzimet procedurale siç janë bërë.

Kundër këtij vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit Tiranë brenda 15 ditëve”, thuhet në vendimin e Gjyqtarit Sokol Pasho.” thuhet në vendimin e Gjykatës.

Marë nga BalkanWeb

Check Also

Deputeti “xhentëllmen” largohet nga grupi demokrat: “Po i lë në pseudodemokracinë e tyre”

Deputeti i opozitës së re parlamentare Kostaq Papa njoftoi se do të largohet nga grupi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − nine =