Home / Aktualitet / Mbushte kredi në emër të qytetarëve, kallëzohet penalisht shoqëria e kredive

Mbushte kredi në emër të qytetarëve, kallëzohet penalisht shoqëria e kredive

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka regjistruar kallëzimin penal të shoqërisë “Iute Credit Albania Sh.A”, Tiranë në lidhje me disa raste mashtrimeve në kredi nga ish-punonjësja e degës Fier, Paula Buzi. Në vijim janë regjistruar dhe disa kallëzime penale të personave të ndryshëm, ish klient të kësaj dege, që kanë kallëzuar se në emër të tyre janë përfituar kredi pranë shoqërisë “Iute Credit Albania Sh.A” Dega Fier, për të cilat ata nuk kanë aplikuar dhe nuk i kanë përfituar personalisht.

Nga ana e Prokurorisë Fier është bërë bashkimi i të gjithë këtyre kallëzimeve penale duke u hetuar në kuadrin e një procedimi të vetëm penal nga Seksioni i Posaçëm pranë kësaj prokurorie. Gjatë hetimit të këtij procedimi penal, Prokuroria e Fierit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Institutin e Policisë Shkencore Tiranë kanë kryer mbi 35 (tridhjetë e pesë) akte ekspertimi grafik shkrìmi dhe nënshkrìmi lidhur me verifikimin e të gjitha rasteve të kallëzuara.

Në përfundim, ka rezultuar se  praktikat e marrjes së kredive nuk janë nënshkruar nga personat, në emër të të cilëve rezultojnë të nënshkruara, por janë fallsifikuar nga punonjësja e shoqërisë “Iute Credit sh.a”, personi nën heitm Paula Buzi duke përfituar dhe shumat përkatëse, me dëm ekonomik mbi 9.300.000 lekë.

Në këto kushte, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka miratuar kërkesën e prokurorit pranë Seksionit të Posaçëm në Prokurorinë Fier për caktimin e masës së sigurimit “Arrest me burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale në ngarkim të personit nën hetim Paula Buzi e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimit në kredi” parashikuar nga neni 146 i K.Penal, e kryer 17 herë, dhe “Falsifikimit të dokumentave” të parashikuar nga neni 186/3 i K.Penal.

(E.K/Faxweb.al)

Check Also

Zinedine Zidane infektohet nga Covid

Trajneri i Realit të Madridit, ZInedine Zidane është infektuar nga Covid. Lajmin e ka bërë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen + nine =