Home / Histori / Mbretëresha që theri, torturoi dhe dërgoi në gijotinë qindra njerëz

Mbretëresha që theri, torturoi dhe dërgoi në gijotinë qindra njerëz

Sipas shkrimtarit dhe skenaristit amerikan George R. Martin, mbretërit e mallkuar kanë gjithçka: vrasje, beteja, tradhëti, gënjeshtra, shpata gjithmonë gati, ekzekutime, tortura, helmime, kurthe, konsipracione, epshe, lakmi… sepse komandon paraja dhe lyen rrotat e pushtetit, luftës dhe politikës. Në këtë rropulli, lindi Maria Tudor, Maria e I e Anglisë, e qartë dhe e egër, e bija e Henrit VIII dhe Katherin e Aragonit, në 18 shkurt 1516, Greenwich dhe vdes në 17 nëntor të 1558 në Londër. 42 vjeçe dhe me vetëm 5 vjet në fron, por mjaftueshëm për të hyrë në histori me një mbiemër shokues, Bloody Mary- Maria gjakatare. Ishte vajza e vetme që i mbijetoi çiftit, e ëma kishte bërë disa aborte, një vajzë i kishte lindur e vdekur dhe tre djem vetëm nga një orë kishin jetuar. Një sagë tragjike që e çmendi Henrin, i dëshpëruar nga mungesa e një trashëgimtari mashkull. Maria ecte në të njëjtën rrugë: e dobët, e sëmurë, me sy të sëmurë dhe me një dhimbje koke që nuk premtonte për një jetë të gjatë.

Megjithatë ia doli, e pajisur me një inteligjencë të parakohshme me një edukim në gjuhë, shkenca muzikë dhe virtuoze në harpë. Henri e adhuroi, kur Maria mbushi 9 vjeçe i dhuroi kështjellën e Ludlow me gjithë oborrin dhe e quajti princesha e Uellsit, por e përdori edhe për pakte politike dhe ekonomike. Në moshën 2 vjeç, i ati ia premtoi djalit të mbretit Fransua i I i Francës, por ujdia u anullua tre vjet më vonë. Maria duhej të martohej me kushëririn e saj të parë, Karlin e V 22 vjeç, ujdi tjetër edhe kjo që dështoi. Henri u përpoq të anulonte martesën e tij me Katherin e Aragonit, por Papa Klementi VII e refuzoi. Në 1533 mbreti u martua fshehtas me Ana Bolenën, i preu marrëdhëniet me kishën katolike, i mori të gjitha pasuritë dhe u vu në krye të kishës anglikane. Katherin e Aragonit humbi titullin e mbretëreshës, por ruajti atë të princeshës së Uellsit. Maria u deklarua vajzë e jashtëligjshme, i mbeti vetëm titulli Lady dhe u largua nga linja për pasardhëse e fronit. Vendin e saj e zuri e bija e Ana Bolenës, mbretëresha e ardhshme Izabela e I. Madje e përjashtuar edhe nga oborri, ashtu si shërbëtorët, u detyrua të jetë damë shoqërimi e Izabelës dhe nuk e lejuan të shihte as nënën e saj që vdiq nga kanceri në 1536 dhe as të merrte pjesë në varrim.

E fyer dhe e poshtëruar, Maria ishte një makinë e pamëshirshme urrejtje dhe hakmarrjeje. Momenti i saj erdhi. Henri urdhëroi prerjen e kokës së Ana Bolenës për adulteri, seks dhe tradhëti, akuza të rreme për shkak të abortit të një fëmije mashkull. Më vonë u martua me Jane Seymour, e cila i dha një djalë, Eduardi VI, por që vdiq gjatë lindjes. Maria i mbeti besnike figurës së të ëmës, vendim që do ta kthente në një përbindësh. Pushteti i saj erdhi i ngadaltë. Henri VIII vdiq në 1547, vuante nga skorbuti, ndoshta nga sifilizi dhe obeziteti i tij e mbajti në dhomë, mezi lëvizte. Eduardi i VI, i biri, vdiq nga tuberkulozi në moshën 15 vjeçare dhe Maria Tudor mori fronin si Maria e I e Anglisë, duke u betuar se mbretërimi i saj do të kthehej në katolik, besimi i së ëmës.

Një vit më vonë u martua me Filipin e II, djalin e Karlit të I të Spanjës dhe i V i perandorisë së shenjtë romano-gjermane. Në vitin 1555 e zemëruar filloi persekutimin kundër atyre, që nga shkëputja e Henrit të VIII nga Roma dhe nga kisha katolike kishin adoptuar ligjet e kishës anglikane. Kulla e majtë e Londrës u mbush me të burgosur si në ditë e skizmës. Me dhjetra klerikë u torturuan deri në vdekje. 300-400 shpirtra u dënuan me vdekje në turrë zjarri dhe nën sëpatë, rrugët u lanë me gjak, kufoma të pakallura, mishi i njeriut i djegur,të gjitha këto e kthyen Londrën në një qytet fantazmë. Gjygjet ishin të rreme, akuza ishte herezi, të burgosurit torturoheshin me shufra hekuri, tërheqje krahësh dhe këmbësh, thyerje kockash. Atëherë njerëzia filloi ta thërriste “Bloody Mary”.

Si një mallkim Anglia u gjend nën shira të vazhdueshëm, përmbytje, të korra të prishura, kafshë të vdekura dhe uri. Një fëmijë i trishtuar, nënë e frustruar nga shtatzani të rreme dhe aborte, humbja në betejën e Calais, zotërimi i fundit i Kurorës në veri të Francës, e futën në një depresion që e çuan në vdekje. Vdiq në 17 nëntor të 1558 në pallatin Saint James, ishte 42 vjeçe, kishte qeverisur për 5 vite dhe në vdekje dukej si një plakë. U varros në abacinë e Westminster.

Ngjitur me të gjendet motra e saj, vajza e Ana Bolenës dhe Henrit, Izabela I, mbretëresha e virgjër, mbretërimi i së cilës ishte më i avancuari, epoka e artë. Shumë besojnë se shpirti i Bloody Mary-t endet akoma. Betohen se të premteve më datë 13 me drita të fikura dhe në orën 12 të natës shfaqet një vajë në pasqyrë. Në atë moment duhen ndezur dritat në mënyrë që mbretëresha të mos shkaktojë vdekjen e atij që ndodhet përballë. Sipas gojëdhënës ajo ka flokë të kuq dhe kaçurrelë, lëkurë të bardhë, sy që shprehin ligësi, gjak mes këmbëve, fytyrë të mbushur me cikatrice, thonj të thyer dhe të gjakosur. Përshkrimi përputhet me ikonografinë e Maria Tudorit. Pjesa tjetër është imagjinatë. Përgatituni të shijoni kokteilin e mirë të Bloody Mary-it. / Burimi: Scoopnest – Bota.al

Check Also

A ishin Kalorësit Templarë, pasardhësit e Pleqve Hebrenj?

Kalorësit Templarë mbërritën në Tokën e Shenjtë me misionin për të rimarrë një thesar që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − five =