Home / Aktualitet / Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve/ Vendimi për shkollat

Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve/ Vendimi për shkollat

Ditën e sotme u mbajt mbledhja e radhës e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ku gjatë fjalës së saj Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, deklaroi se situata epidemiologjike mbetet nën kontroll me një ulje të lehtë të numrit të shtrimeve në spital dhe personave të intubuar. Fico bëri me dije se niveli i infektimeve në qytete si Korça dhe Gjirokastra mbetet në të njëjtat shifra dhe për pasojë do të vijojnë të mbeten në fuqi masat ekzistuese, si karantina e detyruar e shtetasve që hyjnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia.

“Numri i rasteve aktive ka qenë në 25 mijë javën e fundit ka zbritur në 20 mijë ditët e fundit.

Gjithashtu dhe numri i bashkive të prekura ka kaluar në 30 bashki. Gjithashtu numri i personave në spitalet Covid 1 dhe Covid 2 është ulur ndjeshëm. Është ulur gjithashtu dhe numri i personave në reanimacion apo të intubuar. Qarqet si Gjirokastra dhe Korça mbeten në nivele të njëjta infektimesh ndaj dhe nuk ka ndryshim të masave në fuqi.

Dua t’iu kujtoj qytetarëve se nuk ka përfunduar beteja jonë me virusin, duhet që të gjithë qytetarët të respektojnë rregullat e higjenës, mbajtjen e distancimit social, si dhe mbajtjen e maskës mbrojtëse”, tha Fico.

Gjatë fjalës së tij shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, u shpreh se në bazë të monitorimit të situatës vihet re një rritje e lehtë e vizitave në banesë që vjen si pasojë e një rritje të lehtë të rasteve të reja.

“Nga monitorimi që i bëmë situatës, ka një rritje të lehtë të vizitave në banesë, 350-360 vizita në banesë krahasuar me një periudhë më parë në 16 apo 17 prill .Shtrimet në spital kanë një rritje të vogël.

Në 129 raportime të efektëve anësore të vaksinës, dominon temperatura, dhimbja e kokës, të vjella.

Nëse qytetarët do të kenë simptoma më shqetësuese duhet të telefonojnë 147”, tha Brataj.

Nga ana tjetër Rakacolli tha se shkollat do të jenë të hapura në të gjithë vendin, duke respektuar masat që janë thënë më herët nga ana e ministrisë.

Gjatë periudhës zgjedhore dhe në muajin e fushatës, Policia e Shtetit i harroi gjobat për qytetarët, ndërsa me mbarimin e tyre, pritet që të rikthehen ndëshkimet. Vetëm në dy ditët e fundit është vënë re një rikthim i gjobave dhe për parkimin e mjeteve, që për ditë me radhë ishin harruar.

Rakacolli:

Situata vijon që të mbetet e qëndrueshme, ka një rritje të lehtë të shtrimeve në spitale. Të shpresojmë që kjo situatë nuk do të vazhdojë, aq më tepër që ka ecur me ritme të shpejta vaksinimi masiv i popullatës. Duke parë këtë situatë epidemiologjike, ne propozojmë që mësimi në sistemin parauniverstar të kthehet i gjithi në klasa, beteja me Covid vazhdon. Duhet të vazhdojmë të mbajmë maska, distancimin fizik, sepse vetëm duke vazhduar me këto masa, do të vazhdojmë  të fitojmë betejën.

Check Also

Çfarë ndodhi mbrëmë në qiellin e Shkodrës? Meteorologu shpjegon fenomenin e çuditshëm

Qyteti i Shkodrës dhe zonat përreth u zbardhen nga breshëri pas reshjeve që zgjatën disa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty + one =