Home / Aktualitet / Mbledhja e Komitetit Teknik, flet Skënder Brataj: Këto janë zonat më të prekura nga koronavirusi në vend

Mbledhja e Komitetit Teknik, flet Skënder Brataj: Këto janë zonat më të prekura nga koronavirusi në vend

Këtë të mërkurë është mbajtur mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve. Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tregoi zonat me përhapjen më të madhe të Koronavirusit, ku kryeson Tirana. Ai shtoi se është vënë re rritja e rasteve dhe në fshatra dhe bashki të vogla.

“Qendra e Urgjencës Mjekësore tregon qëndrueshmëri të thirrjeve, 1700 thirrje në 24 orë. Ka një ulje të vizitave në banesë. Nga 223 që ishte fillimi i Marsit, tani jemi poshtë numrit 100. Kryeson Tirana, Fieri, Vlora, Durrësi, Elbasani, Korça, Shkodra, Gjirokastra, Lesha,  Kukësi dhe Peshkopia. Kemi vënë re përhapjen në bashkitë dhe fshatrat e vogla, ku është rritur dhe numri i vizitave në banesë”, tha Brataj.

Kujtojmë se kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli njoftoi se matura do ta fillojë mësimin në shkolla, ndërsa masat e tjera vazhdojnë të mbeten të pandryshueshme.

Check Also

Çfarë ndodhi mbrëmë në qiellin e Shkodrës? Meteorologu shpjegon fenomenin e çuditshëm

Qyteti i Shkodrës dhe zonat përreth u zbardhen nga breshëri pas reshjeve që zgjatën disa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 2 =