Home / Aktualitet / Mbledhja e Këshillit Politik, hapja e listave dhe koalicionet në fokus të takimit të sotëm

Mbledhja e Këshillit Politik, hapja e listave dhe koalicionet në fokus të takimit të sotëm

Këshilli Politik do të mblidhet sot në orën 12:00. Takimi ishte parashikuar në orën 10:00, por opozita jashtëparlamentare kërkoi shtyrjen e orarit, propozim që u pranua përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri.

Duke konfirmuar pjesëmarrjen në këtë mbledhje dy përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, në letrën e dërguar mbrëmjen e djeshme zotit Gjiknuri, theksuan se “mbledhja e fundit të Këshillit politik nuk pati asnjë dakordësi për të zhvilluar mbledhje ditën e premte.

Ju refuzuat kërkesën tonë për mbledhje të Këshillit Politik ditën e mërkurë. Kjo logjike e funksionimit të njëanshëm është krejt e kundërt me mënyrën e ndërtimit dhe funksionimit të Këshillit Politik, ku qoftë ditët e mbledhjeve ashtu edhe rendi i ditës janë dakordësuar konsensualisht me parë, thuhet në letrën e përfaqësuesve të opozitës.

Mazhoranca refuzoi ftesën e Partisë Demokratike që Këshilli të mblidhet me urgjencë të mërkurën, por palët ranë dakord që të mblidhen sot për të vijuar diskutimet për listat e hapura dhe koalicionet.

Opozita kërkon lista të hapura 100 %, ndërsa për mazhorancën kjo do të bëhet vetëm nëse garantohet kuota gjinore.

Në lidhje me koalicionet, opozita jashtëparlamentare kërkon që të pyetet OSBE-ODIHR. Mazhoranca i ka lënë afat opozitës 30 shtatorin për të sjellë të gjitha propozimet.

 

Check Also

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot dhe nesër

Moti në orët e para të mëngjesit të sotëm do të jetë me vranësira mesatare …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen + six =