Home / Opinion / Mbi Shijen (këtë herë) Letrare

Mbi Shijen (këtë herë) Letrare

Nga Gëzim BASHA –
Me traditën letrare, thekson W. H. Auden (në parathënin e librit të parë të poetes, Adrienne Rich, botuar rreth 70 vjet më parë,) duhet një mardhenie xhentelmenësh ngaqë kanoni letrar, fondi i përzgjedhur i letërsisë, nuk është dinamik, shtimet apo mënjanimet prej tij ndodhin fare ngadalë.
Ngadalshëm!
Në debatin letrar Shqiptar ka një zell ikonoklastësh apokrifë që e konsiderojne riberjen e kanonit letrar të traditës si diçka të ngjashme me plotësimin e skedinave të basteve sportive! Më ngut, megalomani dhe mllef, tipar i individëve me shije estetike barbarisht të pa kultivuara, sipërfaqsore dhe të pakonsoliduara.
Pavarsisht impozimit artificial për të qenë bindës—plausible—duke qëmtuar andej këndej citate, harrojnë se nocionet “bindës” dhe “i vërtetë,” kanë një semantikë asimetrike. E vërteta nuk është montazh citatesh dhe koncepti euridicion nuk ka për ekuivalent epitetet “i lëçitur” apo “i kënduar” si Mullah Bedriu!
Kanoni letrar nuk është kend i emulacionit Socialist!
May be an image of tekst
8
1 koment
Pëlqej

Komento
Ndaj

Check Also

Patronazhisti, tërë jetën nën përgjim!

Nga Sadik BEJKO- Janar i vitit 1974. Jo vetëm punën, karrierën time, (këto po se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 + 7 =