Home / Analize / MBI “POLITIKËN” DHE DEMONË TË TJERË

MBI “POLITIKËN” DHE DEMONË TË TJERË

Dhe, në gjithë këtë situatë paradoksalisht dalin më të emancipuara partitë se sa do anonimus të cilët duke dashur të krijojnë protagonizëm egocentrik shkojnë aq larg saqë marrin edhe rolin e cenzorëve dhe linçuesve ndaj gjithë asaj që nuk përkon me mllefet e tyre, me “helmet” shekspiriane të dogmës së tyre.

Nga Bardhyl ZAIMI

Fushatat zgjedhore zgjojnë emocione, pasione politike. Partitë politike i ndezin motorët e propagandave. Gjithmonë ka qenë kështu. Politika jeton me këto pasione. Partitë politike kērkojnë mobilizim elektoral, kërkojnë sa më shumë të “arkëtojnë” pikë politike për ditën e vendimit elektoral. Dhe kjo është krejt normale, është pjesë e jetës demokratike.

Sigurisht, në ambiente ku demokracitë janë akoma të pakonsoliduara në entitete konkurruese politike shfaqen edhe frustracione, padurime parapolitike që e bëjnë të vrazhdë hapësirën e demokracisë dhe nganjëherë mund të vërehen edhe tone agresive totalitare.

Pikërisht këto tone të vrazhda që justifikohen me lloj-lloj moralizimesh, por prapa të cilave gjithnjë fshihen interese meskine individësh të dështuar krijojnë ato acarime të panevojshme në sheshin e politikës dhe të konkurrencës demokratike.

Këto forma militantizmi ekstrem, të ushqyera me urrejtje të epshme për tjetrin si “armik” që duhet asgjësuar kanë qenë të pranishme që nga fillimet e demokracisë në hapësirën politike shqiptare, por jo vetëm. Se politika nganjëherë di të jetë mizore kjo s’ka diskutum. Ka pasur raste kur ky pasion agresiv politik është shtrirë edhe brenda familjeve dhe qëndrimet ekstreme ideoligjike kanë prodhuar raporte të çrregulluara brenda miqve, familjarëve dhe përgjithësisht shoqërisë.

Është fakt që politika jeton nga antagonizmat, por jo nga ato antagonizma që prodhojnë mëri, helme dhe goditje të ulëta asgjësuese që mund ta lëndojnë një qenie njerëzore.

Sigurusht brenda kësaj kohe të tranzicionit të dhimbshëm ka tashmë një emancipim substancial politik, por nuk mungojnë edhe ato forma të parme që krijojnë tendosje, që krijojnë ambient tendosës dhe shpeshherë persekutues.

Dhe, në gjithë këtë situatë paradoksalisht dalin më të emancipuara partitë se sa do anonimus të cilët duke dashur të krijojnë protagonizëm egocentrik shkojnë aq larg saqë marrin edhe rolin e cenzorëve dhe linçuesve ndaj gjithë asaj që nuk përkon me mllefet e tyre, me “helmet” shekspiriane të dogmës së tyre.

Demokracia është shesh debati dhe konstituohet nga ideologjite bartës të të cilave janë partitë politike, nga shoqëria civile, nga sferat e pavarura dhe nga grupe dhe aktorë tjerë shoqërorë.

E thotë filozofi Emil Cioaran, te të persektuarit mund të rekrutosh persekutorin më të madh. Në rastin tonë cenzorët dhe linçuesit më të mëdhenj mund t’i gjesh pikërisht te “shtegtarët” politikë, partiakë që duan ta pērligjin lojalitetin e tyre në një mjedis tjetër politik.

Demokracia nuk është dogmë dhe as prirje linçuese. Demokracia nuk është besim dhe as e vërtetë absolute, pērkundrazi është dinamike të vërtetash që hidhen në sheshin e debatit argumentues dhe të kulturuar.

Politika në asnjë rast nuk mund të mendohet pa dimensionin human dhe pa lojërat e lirisë siç e definon njē filozof.

Ne jemi brenda kuptimit të lirisë kur jemi brenda kundërshtimit tolerant dhe joagresiv ndaj mendimit ndryshe, ndaj një botëkuptimi tjetër mbi gjērat.

Jemi në prag fushate dhe ka mundësi që përsëritja të na përsëritet. Jeta është pak më gjatë se një fushatē zgjedhore dhe një dogëm agresive dhe linçuese. Megjithatë, partitë politike kanē hesapet e veta për të yshtur pasione politike nganjëherë irracionale. Por ne vdekatarët e zakonshëm, siç ka ndodhur gjithnjë, duhet të kuptojmë se pas zgjedhjeve, pas stuhive egocentrike vjen një periudhë “paqtimi” që “amortizohet” pērsëri nga po këta aktorë politik.

Paçim shëndet se kemi shumëçka për të rrëfyer!

Check Also

COVID-Studimi: Ja përse disa njerëz refuzojnë ta vendosin maskën

Në mungesë të një medikamenti apo vaksine, e vetmja zgjidhje që kemi për t’u mbrojtur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × four =