Home / Bota / Mbi një milion të infektuar nga koronavirusi në Gjermani, izolimi vazhdon deri në mars

Mbi një milion të infektuar nga koronavirusi në Gjermani, izolimi vazhdon deri në mars

Gjermania kaloi 1 milion raste të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Amerikan Johns Hopkins.

Autoritetet shëndetësore gjermane regjistruan 22,268 raste të reja të enjten, dhe 389 vdekje, duke e çuar në 15,160 numrin e viktimave nga koronavirusi në vend.

Gjermania ka zgjatur bllokimin e saj të pjesshëm në dhjetor. Kancelarja Angela Merkel ka mbrojtur zgjatjen e bllokimit të pjesshëm në një fjalim para ligjvënësve. Ajo tha se masat aktuale ishin të suksesshme, por duhej më shumë për të shmangur mbingarkesën e sistemit shëndetësor.

Ndërkaq ekspertët shëndetësorë amerikanë kanë frikë se tubimet e Falënderimeve do të çojnë në një rritje të infeksioneve.

Zyrtarët u kërkuan familjeve amerikane që të shmangnin grumbullimet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit që ka vrarë më shumë se 260,000 qytetarë në SHBA.

Më shumë se 6 milion pasagjerë të linjave ajrore kaluan nëpër aeroportet e SHBA midis të premtes dhe të mërkurës, duke e bërë atë fundjavën më të ngarkuar që nga mesi i marsit.

Ndërkohë një ditë më parë SHBA-ja shënoi një tjetër rekord të ri të shtrimti në spitale me gati 90,000 njerëz që janë duke u trajtuar për COVID-19. Kjo është dita e 16-të radhazi e rritjes së numrit të të shtruarve në spital Michael Osterholm, tha për CNN.

Check Also

Senati voton shefin e Pentagonit

Senati amerikan konfirmon Lloyd Austin, duke qenë pro propozimit të presidentit Joe Biden që të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × five =