Home / Kulture / MBI GJITHÇKA! Aurela Gaçe kujton Dr.Flori

MBI GJITHÇKA! Aurela Gaçe kujton Dr.Flori

MBI GJITHÇKA!

Dr. Flori

Në mund t’u japësh shpresë, njerëzve të harruar
Që në minierë gërrmojnë, për të mbijetuar
Të ndjejnë të besojnë, që s’janë të tradhëtuar
Aty merr vlerë çdo gjë, njeriu brenda nuk është shuar
Dhe fjalët kur t’i flasësh, mendo se i degjojnë
Mos brit me to urrejtje, që jetën e shkatrrojnë
Në mund të lumturosh, beko me dashuri
Mos harro që je njeri që ke ndikim mbi çdo njeri
Kur ti e vlerëson armikun vërtetë per sa vlen
Atëher’ ke dal mbi veten, krenar vërtet ç’ka je
Në mundesh të shërbesh, kur mbi krahë ke shumë pushtet
Ke shpëtuar veten tënde bashk’ me mijra vet’
Në mundesh t’i kthesh besimin shpirtit të dhunuar
Ke hapur një dritare, dritë për të përçuar
Në mund të jesh i drejtë kur mbi ty shkelmojnë
Ateher’ je i mir’seardhur njeri në këtë botë…

Refreni

Dritën tënde ndriço
Bekimin nga shpirti dhuro
Ku ka shkretetirë çel ti jetë
Në mundesh mbi veten të jesh (X2)

Miri

Në mundesh t’a kthesh besimin në zemrën e helmuar
Në mundesh t’i shërosh plagët që koha s’ka shëruar
Të jesh krenar për veten kur s’ka besim njeri
Të dish sido të shkojë, do jesh po prap ti
S’të shkelën dot mashtruesat, zotrit e gënjeshtrës
Që mblidhen si hijena dhe shqyejnë të vërtetën
Atëher’ ke fituar, ke fituar shumë
I ke dhënë jetë një shprese, që s’do të shuhet kurrë

Landi

Imagjino fjalën e mirë kur ti e do dhe e dëgjon,
Imagjino të ndjesh në jetë se ty dikush vërtet të do
Imagjino sa shumë të tjerët ty vërtet të vlerësojnë,
Jeto me shpirt të pastër e për ëndrra ti shpreso
Shpresën ti mos e humb jo, veten shiko
Gjej një motiv më shumë dhe shpirtin beko
Jep ti gjithçka nga vetja, zemrën dhuro
Në mundesh nga vetja jote me shumë kërko

Refreni

Dritën tënde ndriço
Bekimin nga shpirti dhuro
Ku ka shkretetirë çel ti jetë
Në mundesh mbi veten të jesh (X2)

#WestSideFamily #DrFlori #RIPDrFlori #MbiGjithcka

Check Also

E trishtë/ Shuhet Mishel Lako

Në ditët e 65 vjetorit të krijimit të Estradës Profesioniste të Vlorës. Mishel Lako ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen + thirteen =