Home / Aktualitet / Mbi 800 qytetarë të helmuar në Deçan/ Reagon Osmani: Rasti të trajtohet me urgjencë

Mbi 800 qytetarë të helmuar në Deçan/ Reagon Osmani: Rasti të trajtohet me urgjencë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me helmimin e mbi 800 qytetarëve në komunën e Deçanit.

Ajo shprehet se pret nga të gjithë institucionet angazhim të plotë në ofrimin e trajtimit shëndetësor për qytetarët e helmuar si dhe zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në helmimin e tyre.

Ajo u uron atyre shërim të shpejtë ndërsa shton se do të mbajë kontakte me të gjitha institucionet qendrore dhe komunale për t’u informuar lidhur me masat e ndërmarra për adresimin e këtij rasti.

“Pas lajmit shqetësues për helmimin e një numri të madh të qytetarëve të komunës së Deçanit, kam biseduar me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe kryetarin e komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, të cilët më kanë njoftuar për gjendjen e qytetarëve të helmuar dhe masat që janë marrë nga niveli qendror dhe komunal për t’ju qëndruar pranë qytetarëve të prekur.

Pres nga të gjitha institucionet angazhim të mëtejmë e të plotë në ofrimin e trajtimit adekuat shëndetësor për qytetarët e helmuar, si dhe zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në helmimin e qytetarëve. Një hetim nga organet e drejtësisë është i domosdoshëm dhe duhet të trajtohet me urgjencë.

Qytetarëve të helmuar ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalim të kësaj situate pa pasoja. Si Presidente e Republikës do të mbaj kontakte me të gjitha institucionet qendrore dhe komunale për t’u informuar lidhur me masat e ndërmarra për adresimin e këtij rasti shqetësues për shëndetin e qytetarëve tanë”, shkruan Vjosa Osmani.

Check Also

Policia shoqëron djalin e Azem Hajdarit, i gjejnë drogë në makinë

Policia e Elbasanit ka shoqëruar sot në komisariat djalin e vogël të Azem Hajdarit, i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − thirteen =