Home / Bota / Mbi 60 mijë viktima, Italia ndër vendet më të goditura nga Covid-19 në botë

Mbi 60 mijë viktima, Italia ndër vendet më të goditura nga Covid-19 në botë

Italia ka raportuar këtë të diel, 564 viktima nga koronavirusii në 24 orët e fundit. Ndërsa, një ditë më parë autoritetet kanë raportuar për 662 të vdekur, për shkak të Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë e Italisë lajmëroi se tashmë numri total i personave që kanë ndërruar jetë nga virusi ka arritur mbi 60 mijë njerëz.

Ministria e Shëndetësisë e shtetit fqinj ka raportuar se në 24 orët e fundit kishte 18 887 infeksione të reja, nga 21 052 të një ditë më parë.

Italia, vendi i parë perëndimor që u godit nga epidemia, bëhet kombi i gjashtë në botë që tejkalon 60 000 vdekje, dhe i dyti në Evropë pas Britanisë. Shteti italian ka regjistruar gjithashtu 1.73 milion raste deri më tani.

Check Also

Tronditëse/ Ish luftëtari i UÇK-së vret të birin në mes të Prishtinës

Pasditen e sotme një ngjarje e rëndë tronditi Prishtinën, ku babai ekzekutoi me armë zjarri …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − eight =