Home / Bota / Rajoni / Mbi 30 mijë kosovarë mësynë drejt Shqipërisë

Mbi 30 mijë kosovarë mësynë drejt Shqipërisë

Mbi 30 mijë kosovarë kanë udhëtuar drejt Shqipërisë nga dita e premte deri këtë të dielë.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka thënë për mediat se 32.163 qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për fundjavë.

“32 mijë e 163 shtetas të Kosovës kanë shkuar në Shqipëri këtë vikend, 5 mijë prej tyre vetëm ditën e sotme”, ka thënë Minxhozi.

Pavarësisht gjithë situatë së krijuar nga pandemia, qytetarët e Kosovës nuk i pengoi asgjë për të udhëtuar drejt Shqipërisë.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 160 raste të reja dhe 5 viktima nga Covid-19.

Check Also

Ulet numri i vdekjeve gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri është vënë re një ulje shifrave të viktimave …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × three =