Home / Aktualitet / Mbi 20.5 milion vite jetë mund të jenë humbur për shkak të Covid

Mbi 20.5 milion vite jetë mund të jenë humbur për shkak të Covid

Mbi 20.5 milion vjet jetë mund të jenë humbur për shkak të Covid-19 në nivel global, me një mesatare prej 16 vjetësh të humbur për çdo vdekje të shkaktuar nga koronavirusi i ri. Kjo shifër del nga një studimi i botuar së fundmi në “Scientific Reports”.

Vitet e Humbura të Jetës (YLL) – ndryshimi midis moshës së një personi që vdes dhe mesatares së jetëgjatësisë – për shkak të Covid-19 në vendet e prekura më rëndë nga pandemia aktuale,mund të jenë 2-9 herë më të larta sesa i njëjti indeks YLL për shkak të gripit mesatar të sezonit.

Hektor Arolas, Miko Mirskila dhe kolegët e tij vlerësuan Vitet e Humbura të Jetës (YLL) për shkak të Covid-19 duke përdorur të dhënat nga mbi 1.279.866 vdekje të regjistruara në 81 vende të botës, si dhe duke përdorur të dhëna për jetëgjatësinë dhe parashikimet për vdekjet totale të Covid-19 në një vend të caktuar.

Autorët e studimit vlerësojnë se në total, 20.507.518 vite jetë mund të ketë humbur për shkak të Covid-19 në 81 vendet e përfshira në këtë studim, ose mesatarisht 16 vjet për çdo vdekje. Nga YLL në total 44.9 për qind duket se ka ndodhur tek individët midis moshës 55-75 vjeç, 30.2 për qind tek individët më të rinj se 55 vjeç, dhe 25 për qind tek ata më të moshuar se 75 vjeç.

Në vendet për të cilat ekzistonte regjistrimi i vdekjeve sipas gjinisë, Vitet e Humbura të Jetës ishin 44 për qind më ta lartë tek burrat sesa tek gratë. Krahasuar me shkaqe të tjera të zakonshme të vdekjes në rang global, YLL e lidhur me Covid-19 është 2-9 herë më i madh se indeksi YLL i lidhur me gripin sezonal.

Ndërkohë midis 25-50 për qind të Vitet e Humbura të Jetës,i atribuohet sëmundjeve të zemrës. Autorët e studimit paralajmërojnë se rezultatet duhet të kuptohen në kontekstin e një pandemie që po vazhdon ende.

Ato ofrojnë një panoramë të ndikimeve të mundshme të COVID-19 tek YLL deri më6 janar 2021. Vlerësimet e Vitet e Humbura të Jetës (YLL) mund të jenë të mbi ose nën vlerësuara, për shkak të vështirësisë së regjistrimit të saktë të vdekjeve të lidhura me Covid-19. / MedicalXPress – Bota.al

Check Also

A e ka zbuluar Basha patronazhistin e PS? Kryedemokrati e zbulon për herë të parë

“Jo se kam zbuluar, është fundi, tregon se ku ka përfunduar Republika e Shqipërisë. Tregon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 3 =