Home / Aktualitet / Mbi 100 të arrestuar, shkatërrohet banda që “mbushte” Europën me drogë

Mbi 100 të arrestuar, shkatërrohet banda që “mbushte” Europën me drogë

Policia spanjolle organizoi një operacion të madh kundër trafikut të lëndëve narkotike në disa zona të vendit.

Si rezultat i këtij mega-operacioni u arrestuan mbi 100 persona që transportonin sasi të mëdha marijuane dhe hashashi nga Maroku për në vendet e Europës.

Grupi kriminal e transportonte lëndën narkotike me varka të shpejtësisë së lartë përmes Mesdheut për ta fshehur atë në grykëderdhjen e lumit Guadalquivir pranë Sevillës.

Gjatë operacionit u sekuestruan mbi 5 ton hashash dhe 230 kg marijuanë, si dhe disa armë.

Check Also

Mbylla e fushatës së PD, qindra makina ‘pushtojnë’ sheshin ‘Nënë Tereza’

Mijëra qytetarë dhe makina janë në sheshin ‘Nënë Tereza’ në pritje të liderit të Partisë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 2 =