Home / Bota / Mbi 10 milionë raste me COVID në Evropën Lindore, BE “harron” furnizimin me vaksina

Mbi 10 milionë raste me COVID në Evropën Lindore, BE “harron” furnizimin me vaksina

Numri i rasteve me Covid-19 në Evropën Lindore, ka kaluar 10 milionë, ndërkohë që vendet po synojnë të rrisin blerjet e vaksinave nga kompani të ndryshme, për të përshpejtuar imunizimin.

Vendet në Evropën Lindore kanë raportuar mbi 10.02 milionë raste dhe 213,691 vdekje që kur nisi pandemia. Megjithatë, mesatarja ditore e rasteve të reja në rajon ka rënë me rreth 31% në 30 ditët e fundit, sipas analizës së Reuters.

Rusia mban numrin më të madh të rasteve në rajon dhe është bërë vendi i parë në Evropë që kalon 4 milionë këtë Javë. Vendi ka raportuar gjithashtu numrin më të madh të vdekjeve në Evropën Lindore, në 79,194.

Në rajon, 7 vende, përfshirë Rusinë, Poloninë, Çekinë, Rumaninë, Hungarinë, Sllovakinë dhe Bullgarinë, kanë administruar mbi 4.5 milionë doza të vaksinave të Covid-19, sipas të dhënave nga ministritë përkatëse të shëndetësisë.   Rusia ka vaksinuar rreth 1 milionë njerëz deri më tani.

Gjatë një pandemie që ka lënë mbi 750,000 persona të vdekur vetëm në Evropë, vonesa në dërgesën e vaksinave e lajmëruar nga prodhues si AstraZeneca dhe Pfizer, kanë rrezikuar objektivin e vaksinimit të 70% të të rriturve deri në Verë të Bashkimit Evropian. Për t’i bërë ballë mungesës së vaksinave, disa vende të Evropës Lindore kanë nisur të kërkojnë për doza nga vende si Kina dhe Rusia. Hungaria do të nisë vaksinimin e njerëzve që nuk vuajnë nga sëmundje kronike me vaksinën Sputnik V së shpejti, duke u bërë vendi i parë më BE që e përdor.  Kryeministri Çek, Andrej Babis, tha se vendi i tij do të presë për miratimin e vaksinës ruse nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Ukraina, që ka regjistruar mbi 1.2 milionë raste me Covid, ka rënë dakord të blejë vaksina nga Kina dhe pret që të marrë të paktën 8 milionë doza nga Covax për vendet e varfra.

Check Also

Shifra tragjike nga Covid-19 në vendin tonë: Qindra raste të reja dhe shumë viktima në 24 orë

Shqipëria ka regjistruar një tjetër bilanc tronditës të viktimave nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë njofton …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 + 13 =