Home / Aktualitet / Mbeten pa energji elektrike shumë zona të Veriut, pëson defekt linja e tensionit të lartë

Mbeten pa energji elektrike shumë zona të Veriut, pëson defekt linja e tensionit të lartë

Një pjesë e madhe dhe e vendit është përfshirë nga reshje dëbore dhe stuhi, duke shkaktuar probleme të shumta. Përveç bllokimit të rrugëve, shumë zona kanë mbetur dhe pa energji elektrike.

OSHEE bën me dije sa ka avari në linjen 110kV të OST. Po ashtu sqarohet se është stakuar dhe linja 110 kV Bulqizë-Peshkopi për shkak se ka pasur probleme nga dëbora.

Pa tension kanë ngelur edhe stacioni në Kukës, Kalimash, Kalimash Tunel, Krumë, Shupenzë, Peshkopi.

Zonat pa energji janë qyteti i Kukësit me rrethinat, Krumë me rrethinat, Kalimash, Vojnik, Shupenze, Peshkopi dhe rrethinat.

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 − one =