Home / Aktualitet / Mbështeti ndryshimin e kufijve, reagon ashpër kryeministri ndaj gazetës austriake

Mbështeti ndryshimin e kufijve, reagon ashpër kryeministri ndaj gazetës austriake

Ditën e sotme DerStandardat publikoi një artikull referuar ‘Nonpapers’ mbi ndryshimin e kufijëve në Ballkan, ku cilësoi një intervistë të kryeministrit Edi Rama se ai ishte dëshmitarë okular dhe kishte parë hartën e ndryshuar.

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Twitter shprehet se ky është një lajm i rremë, pasi ai kurrë nuk ka dhënë asnjë deklaratë të tillë dhe asnjëherë nuk ka mbështetur ndryshimin e kufirit përgjatë vijave etnike midis Serbisë dhe Kosovës.

“DerStandardat dhe webstandardat çfarë zhgënjimi për të parë një gazetë me kaq reputacion të lartë të sillet si një përhapës i lajmeve të rreme! Unë kurrë nuk kam thënë ndonjë gjë në lidhje me “një dokument non paper dhe hartë” dhe kurrë nuk kam mbështetur ndonjë vizatim kufiri përgjatë vijave etnike midis Serbisë dhe Kosovës”, shkruan Rama në Twitter.

Check Also

Aksident i rëndë, vdesin babë e bijë(DETAJE)

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Lushnjë, ku fatkeqësisht kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 + 17 =