Home / Aktualitet / Mbështetësit e PD ‘ndezin’ Tiranën me flamuj e borie para fushatës

Mbështetësit e PD ‘ndezin’ Tiranën me flamuj e borie para fushatës

Ka nisur festa në kampin opozitar nga mbështetësit e Partisë Demokratike në Tiranë.

Ndërkohë që na ndajnë vetëm dy orë nga çelja zyrtarisht e fushatës, mbështetës të Partisë Demokratike kanë bërë parakalimin e parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.

Nga një video e siguruar nga News24, me borie e flamuj të PD-së mbështetësit kanë lëvizur në drejtim të sheshit “Nënë Tereza” ku do të mbahet dhe aktiviteti i opozitës.

Kujtojmë që kjo do të jetë një nga fushatat më të vështira por edhe të veçanta. Ajo do të organizohet në kushtet e kufizimieve kundër COVID-19 teksa partitë do të konkurrojnë për zgjedhjet elektorale të 25 prillit.

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × four =