Home / Aktualitet / Mbërritja e trupave amerikane për stërvitjen e NATOS-s, Yuri Kim telefonatë urgjente me Ministrinë e Mbrojtjes për bllokimin e Rinasit

Mbërritja e trupave amerikane për stërvitjen e NATOS-s, Yuri Kim telefonatë urgjente me Ministrinë e Mbrojtjes për bllokimin e Rinasit

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas bllokimit të Rinasit. Burimet bëjnë me dije se Kim ka kontaktuar me Ministrinë e Mbrojtjes dhe ka kërkuar zgjidhjen e situatës para nisjes së fluturimeve që do të kryhen nga Shtetet e Bashkuara me avion dhe logjistikë ushtarakë të parashikuar këtë fundjavë.

Kujtojmë se këtë fundjavë është parashikuar të mbërrijnë në Shqipëri një pjesë e logjistikës dhe avionëve ushtarakë amerikanë për të realizuar një nga stërvitjet më të rëndësishme të NATOS-s, DEFENDER-Europe 21.

Stërvitja do të përfshijë pjesëmarrjen e afro 30 mijë trupave nga 26 shtete. Në Shqipëri do të kalojnë 6 mijë trupa dhe do të dislokohet rreth 20% e kapaciteteve ushtarake që do të marrin pjesë në këtë stërvitje.

Ndërkohë problem mbetet mbyllja e Rinasit, për të cilën ende nuk është gjetur një zgjidhje nga qeveria.

Check Also

Maliqi: Uragani popullor është nisur, askush nuk e ndal në 25 prill

Kur kanë mbetur edhe tre ditë nga votimi i 25 prillit, kandidati për deputet në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × one =