Home / Aktualitet / Mbërritja e dozave të para të vaksinës, Albin Kurti merr sot vaksinën Astra Zeneca

Mbërritja e dozave të para të vaksinës, Albin Kurti merr sot vaksinën Astra Zeneca

Kryeministri, Albin Kurti, ditën e sotme do të marrë vaksinën kundër Covid-19. Sipas Gazeta Express, lajmi është bërë i ditur nga një njoftim i zyrës së kryeministrisë, ku ndër të tjera thuhet se ai do të vaksinohet në orën  16:30 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

“Kryeministri Albin Kurti do të vaksinohet me vaksinën AstraZeneca – Oxford COVID-19. vendI: Salla e Sporteve “1 Tetori”, Prishtinë, koha: 16:30”, thuhet në njoftim.

Ditën e djeshmë në Kosovë, kanë mbërritur 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, të marra nga mekanizimi Covax. Këto janë vetëm dozat e para të  100.800 vaksinave   AstraZeneca, që do të marrë Kosova.

Check Also

U arrestua me 1 kg kokainë, ja kush është efektivi i RENEA-s/ FOTO

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin në flagrancë të një efektivi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 3 =