Home / Aktualitet / Maturantët ankohen për provimin e matematikës, ja çfarë i kërkojnë me urgjencë Ministrisë së Arsimit

Maturantët ankohen për provimin e matematikës, ja çfarë i kërkojnë me urgjencë Ministrisë së Arsimit

Mijëra maturantë kanë firmoaur peticionin online pas testit të matematikës që u zhvillua sot, mes shumë ankesave dhe polemikave, duke u publikuar në Facebook pak minutas pasi maturantët u futën në Klasa.

Ata ankohen se koha 2 orë e 30 minuta nuk ishte e mjaftueshme dhe se pyetjet ishin komplekse dhe të ngatërruara. Ata kërkojnë që provimi të rivlerësohet dhe nota 10 nga 60 pikë të nevojshme të merret me 50 pikë.

Maturantët thotë ne kjo kërkesë e tyre është e panegociueshme dhe të plotësohet sa më parë.

Kërkesa e plotë

Provimet e Maturës 2021 janë zhvilluar në kushtet e një pandemie ku edhe gjendja emocionale e maturantëve nuk ka qënë adapt për të zhvilluar dhe për të kuptuar mësimin në mënyrën e duhur.

Shumë shkolla të mesme e kanë kryer mësimin plotësisht online për një periudhë të gjatë kohore dhe kanë arritur të thithin shumë pak nga kjo formë e të mësuarit.

Ministria e Arsimit erdhi në një deklaratë ku u shpreh se vështirësia e provimeve të Maturës do të jetë më e ulët për të ndihmuar kështu sadopak maturantët të cilët janë gjendur në këtë situatë të vështirë.

Provimi i Matematikës, i Maturës Shtetërore 2021, i realizuar më datë 11 qershor, rezultoi se nuk ishte brenda këtyre linjave që Ministria e Arsimit vendosi.

Problematikat kryesore ishin dy:

Koha prej 2 orë e 30 minuta ishte e pamjaftueshme për të zgjidhur të gjithë provimin;

Pyetjet ishin të hartuara në mënyrë komplekse dhe tejet të ngatërruara;

Në këtë situatë, Bordi Kombëtar Studentor i bën thirrje Ministrisë së Arsimit që të bëj rivlerësim të pikëve të nevojitura për të marrë notën 10.00, ku nga 60 pikë që është aktualisht, ky prag të ulet në 50 pikë.

Kjo kërkesë e jona është e panegociueshme dhe kërkojmë të plotësohet sa më parë.

Duke pare se maturantet sot u perballen me provimin e matematikes i cili ishte me shume probleme kemi krijuar kete peticion ku brenda 30 minutash ka marre mbeshtetjen e 2000 maturanteve.

Check Also

Njihuni me parashikimin e horoskopit për ditën e sotme

Dashi Sot do të jeni plot energji, çfarëdo që të bëni, do të jeni në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − 18 =