Home / Kulture / MATERIALITETI I DORËSHKRIMIT

MATERIALITETI I DORËSHKRIMIT

Nga Hysni NDREU-
Në një pyetësor me temë: “Nëse do të ishit të detyruar të ushtronit një aktivitet fizik, cilin profesion do të zgjidhnit?”, Marcel Proust-i iu përgjigj: “Do të zgjidhja pikërisht zanatin që ushtroj tani: pra, atë të shkrimtarit.”
Duke nisur nga Lichtenberg-u e gjer te Valery, ne njohim përshkrime të panumërta të përvojës fizike të shkrimit, të punës së dorës, të përdorimit të mjeteve të shkrimit. Prej shumë autorëve, puna që ka rezultuar është metaforizuar në terma të materialitetit të saj.
Mbetet e njohur shprehja e Prustit: “Po punoj me librin tim, nuk guxoj të them se është si të ndërtosh një katedrale, por se si të qepësh një fustan.”
Dhe, nëse griset një fletë letre, besniku Françoise e riparon atë “njësoj siç arnohet një copëz në këmishë.”
Edhe Jean Anouilh-u e rimerr parabolën e shkrimtarit dhe të rrobaqepësit (𝙩𝙚𝙠𝙨𝙩𝙞𝙡 dhe 𝙩𝙚𝙠𝙨𝙩 kanë të njëjtën prejardhje): “Unë shkruaj pjesëza teatrore, sepse nuk di të bëj gjë tjetër, dhe punoj si im atë, i cili priste kostume.”
No photo description available.

Check Also

“Vitet e Pritjes”, sot premiera botërore e versionit të restauruar

Sot shfaqet premiera botërore online e versionit të restauruar të filmit artistik “Vitet e Pritjes” …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × two =