Home / Aktualitet / “Mashtrimeve të Edi Ramës u ka dal boja”, Gazmend Bardh i nxjerr videon kryeministrit për 7 Mars

“Mashtrimeve të Edi Ramës u ka dal boja”, Gazmend Bardh i nxjerr videon kryeministrit për 7 Mars

Sekretari I Përgjithshëm Gazmend Bardhi, përmes një video-mesazhi të shpërndarë në facebook, ka rreshtuarmashtrimet që sipas tij Edi Rama ka bërë gjatë qeverisjes 8-vjeçare ndaj mësuesve. Bardhi shprehet se as mësuesit as nxënësit nuk do ta harrojnë mënyrën si janë trajtuar nga Rama.

Postimi i plotë: Mashtrimeve të Edi ramës u ka dalë boja. Imazhet e videos do ta ndjekin deri në 25 prill për të kujtuar se ai është përgjegjësi kryesor për dështimin. Në 8 vjet, ai degradoi arsimin dhe nëpërkëmbi mësuesit. Propaganda e tij nuk e mbulon dot dështimin 8 vjeçar.

U tall me mësuesit, nuk u rriti pagat siç premtoi, i kërcënoi me vendin e punës dhe bukën e gojës së fëmijëve. Shumë prej tyre i hodhi në rrugë, ndërsa gati 200 mijë nxënës i largoi nga sistemi arsimor shqiptar. Praktikisht, Edi Rama ka bërë krim me arsimin dhe për këtë do ta paguajë faturën në 25 Prill!

Njerëzit nuk kanë për të harruar 8 vjet shkelje me këmbë. As mësuesit dhe nxënësit nuk kanë për të harruar. Më 25 Prill #ShqipëriaFITON

Check Also

Sherr te Liqeni i Thatë në Tiranë, 2 të rinj godasin me sende të forta një person

Një sherr mes disa personave ka ndodhur te Liqeni i Thatë në Tiranë. 2 të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five − 5 =