Home / Kronike / Kronike / Masakrimi i 48-vjeçares në Malësinë e Madhe, merret në pyetje djali i saj

Masakrimi i 48-vjeçares në Malësinë e Madhe, merret në pyetje djali i saj

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 48-vjeçares Violeta Gurraj në Malësinë e Madhe, e cila u gjet e vdekur brenda banesës së saj, me fytin dhe flokët e prera. Sipas dosjes së akuzës, tre ditë para ngjarjes së rëndë djali i Violeta Gurraj, Franci, ishte liruar nga burgu i Reçit, dhe ishte vendosur nën masën arrest në banesë nga gjykata e Shkodrës.

Në dëshminë e dhënë para policisë djali i viktimës mësohet se ka pranuar që nuk ka qënë në banesë, në momentin kur ndodhi krimi, pasi ndodhej tek banesa e xhaxhait, megjithëse policia dyshon shumë mbi këto deklarata dhe pozicionin e tij në këtë ngjarje, shkruan ora.

Deri në këtë fazë të hetimit dyshimet e policisë dhe prokurorisë Shkodër, janë se ngjarja mund të lidhet me shkaqet e konflikteve brenda familjes. 48 vjeçarja rezulton se ka tentuar dhe dy herë vetëvrasjen ndaj dhe  fillimisht u mendua për një vetëvraje. Por pas studimit mirë të vendgjarjes policia ka arritur në përfundimin se Violeta Gurraj është vrarë.

Nga informacionet e mbledhura, rezultoi se Violeta Gurraj, në vitin 2015 ishte dënuar nga gjykata e Shkodrës me 5 muaj burgim për akuzën e “Dhunës në Familje” dhe “Kundërshtimit me forcë të efektivave të policisë”.

Gurraj në 14 nëntor 2014, ka djegur lehtë kunatën e saj, Luljeta Çulaj dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj, shtetases Mande Çulaj. Nënë e bijë janë trajtuar me raport mjekësor, ndërsa nusja e tyre është marë e pandehur dhe dënuar me 5 muaj burgim. Violeta Gurraj, ka kryer dënimin ne burgun e grave “Ali Demi” në Tiranë.

Sipas burimeve të policisë, disa vite më parë Violeta Gurraj, kishte humbur dhe bashkëshortin pasi ja kishin vrarë.

Check Also

Zjarri tragjik në Berat/ Babë e bir u dogjën të gjallë gjatë natës, momentet kur nxirret një trup i pajetë(VIDEO)

Pamjet e rënda që shihni vijnë nga vendi i ngjarjes ku ndodhi zjarri i frikshëm …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen − eight =