Home / Aktualitet / Masakra e 4 shkurtit/ Reagon Presidenti Meta: Nderojmë sot kujtimin e paharrur të viktimave të pafajshme

Masakra e 4 shkurtit/ Reagon Presidenti Meta: Nderojmë sot kujtimin e paharrur të viktimave të pafajshme

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me masakrën e 4 shkurtit 1944, kur 84 qytetarë u vranë në Tiranë.

Presidenti e përshkruan ngjarjen si një nga krimet më të egra çnjerëzore të kryer ndaj popullsisë civile të kryer nga pushtuesit nazistë dhe shërbëtorët e tyre kuislingë.

Në 77-vjetorin e kësaj date kujtese dhe simbol të vuajtjes e qëndresës së Tiranës heroike, nderojmë sot me dhembje dhe respekt të lartë, kujtimin e paharruar të viktimave të pafajshme dhe sakrificat e jashtëzakonshme të qytetarëve tiranas, për Çlirimin e kryeqytetit dhe të gjithë Shqipërisë, shkruan më tej Meta.

“Masakra e 4 shkurtit të vitit 1944 në Tiranë është gdhendur në memorien historike të kombit, si një nga krimet më të egra çnjerëzore, të kryera veçanërisht ndaj popullsisë civile, nga pushtuesit nazistë dhe shërbëtorët e tyre kuislingë.

Në 77-vjetorin e kësaj date kujtese dhe simbol të vuajtjes e qëndresës së Tiranës heroike, nderojmë sot me dhembje dhe respekt të lartë, kujtimin e paharruar të viktimave të pafajshme dhe sakrificat e jashtëzakonshme të qytetarëve tiranas, për Çlirimin e kryeqytetit dhe të gjithë Shqipërisë.

Antifashizmi dhe vlerat patriotike të Luftës, qëndrojnë në themel të lirisë, demokracisë, kontributit tonë në NATO dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë.

Krenarë, që në një nga periudhat më të errëta të njerëzimit, u rreshtuam në anën e duhur të historisë,” tha Presidenti.

Check Also

Këshillat e gjysheve: Si duhet të jetë hëna kur të prisni flokët?

Hëna ka një forcë të padiskutueshme në jetën e njeriut. Kjo është arsyeja që për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − two =