Home / Bota / Masa të rrepta sigurie në prag të inaugurimit të presidentit të ri, vajza e Biden: Druhem për…

Masa të rrepta sigurie në prag të inaugurimit të presidentit të ri, vajza e Biden: Druhem për…

“Druhem për sigurinë e tij në ditën e betimit”/

Në prag të inaugurimit të Joe Biden si President i SHBA, vendi është blinduar. Mirëpo, edhe pas masave të marra, vajza e Biden, Ashley shprehet e shqetësuar për sigurinë e tij në ditën e betimit.

“Kur njerëzit e tu të afërt kërcënohen nga një rrezik, padyshim që shqetësohesh, edhe pse Shërbimi ynë Sekret është i jashtëzakonshëm. Dhuna më trishton jashtëzakonisht shumë dhe shkakton kaq shumë trauma”, u shpreh ajo.

Pas sulmit ndaj Kapitolit, masa të pashembullta sigurie po merren në Uashington për ceremoninë e 20 janarit, duke anashkaluar madje edhe traditën. FBI-ja është duke kryer deri edhe kontrolle sigurie të 25,000 anëtarëve të Gardës Kombëtare të dislokuar në kryeqytet.

“Megjithëse nuk kemi informacione zbulimi për ndonjë kërcënim të brendshëm, ne nuk po lëmë asnjë gur pa kthyer për të siguruar Uashingtonin DC”, tha në një deklaratë sekretari në detyrë i Mbrojtjes Christopher Miller.

Miller shtoi se trupave po u bëhet trajnim shtesë e u është kërkuar që nëse dëgjojnë diçka që nuk është e përshtatshme, t’ua raportojnë atë eprorëve të tyre në zinxhirin e komandës.”

Raportet e zbulimit amerikan kanë lënë të kuptohet që disa protestues që besojnë se Presidenti në largim Donald Trump u privua nga rizgjedhja për shkak të mashtrimeve me votat, mund të përpiqen të cenojnë ceremoninë e betimit dhe inaugurimin e Biden.

Vendi ku do të bëhet inaugurimi është i rrethuar me gardh të lartë të mbuluar me tela me gjemba, mes masave të rralla të sigurisë, që nuk janë parë në inaugurimet e kaluara.

Check Also

Kriza e pandemisë/ Italia më e varfër se kurrë

Agjencia Kombëtare e Statistikave – ISTAT – tha të enjten se numri i njerëzve në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × five =