Home / Koment / Marrëzitë gjuhësore-politike të Vetëvendosjes!

Marrëzitë gjuhësore-politike të Vetëvendosjes!

Nga Enver ROBELLI

Vetëvendosja paska shkruar:

“…situata politike (në Ballkan) ngjan më shumë si ajo në prag të Luftës së Parë Ballkanike sesa si ajo pas Paqes së Shën Stefanit”.

Krahasimet historike janë shpeshherë të paqëndrueshme. Kjo deklaratë e VV-së është edhe një shembull që tregon se kjo parti ka qejf të skicojë skenare me shpata. Ballkani nuk gjendet as në prag të ndonjë lufte, as nuk po kansohet ndonjë masakrim i shqiptarëve si në Luftën e Parë Ballkanike. Më 1912/1913 shqiptarët kanë qenë një bashkësi parapolitike, me ndoshta mbi 90% popullsi analfabete, me një pjesë të konsiderueshme që ende simpatizonte sulltanin.

Ku janë shqiptarët në vitin 2020? Shqipëria në NATO, Maqedonia në NATO (me shqiptarë që mbajnë postet kyçe në qeverinë e Shkupit), përkundër problemeve të mëdha – Kosova është shtet dhe asnjë nga shtetet që e garantojnë pavarësinë e Kosovës nuk e ka ndërmend ta prapësojë pavarësinë. Kudo në Ballkan shoqëritë shqiptare janë shumë dinamike. Komunikimi ndërshqiptar kurrë nuk ka qenë më i ngushtë (nuk e kam fjalën për qeveritë, ato shkojnë e vijnë). Roli i diasporës në dinamizimin e jetës në atdhe viteve të fundit është rritur.

Vetëvendosje bëhet sikur nuk i sheh këto dhe flet për atmosferë lufte si para Luftës së Parë Ballkanike. Ta merr mendja që Albin Kurti do të niset që sot për në Vjenë si Hasan Prishtina dikur, i cili përpiqej që me liderë e komitë bullgarë të krijojë aleanca antiserbe. Politika nuk është seminar për historinë.

Problemet më të mëdha kudo në Ballkan janë këto: korrupsioni strukturor, mungesa e zhvillimit ekonomik, sistemet e kalbura administrative, mungesa e perspektivës për qytetarët, sidomos të rinjtë. Në këto fusha duhet të koncentrohet çdo parti. Sa i përket Malit të Zi: po, në Mal të Zi opozita proserbe ka korrur një sukses në zgjedhje. Ky është lajmi i keq. Por ky sukses nuk ka ardhur vetëm si pasojë e proserbizmit të kësaj partie. Kjo situatë në Mal të Zi është krijuar edhe për shkak të korrupsionit dhe organizimit mafioz të pushtetit të Millo Gjukanoviqit.

Check Also

Pistat e ekuilibrit të ri të interesave BE-Kinë

Nga Aleksander ÇIPA- Kohët e fundit, cikli mediatik në Europë kalon me shpejtësi marramendëse. Situata …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − eleven =