Home / Bota / Marrëveshja Kosovë – Serbi duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë
FILE PHOTO: Democratic U.S. presidential candidate and former Vice President Joe Biden speaks about responses to the COVID-19 coronavirus pandemic at an event in Wilmington, Delaware, U.S., March 12, 2020. REUTERS/Carlos Barria/File Photo

Marrëveshja Kosovë – Serbi duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se në rrugën e saj evropiane Kosova duhet të punojë për një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse normalizimi me Serbinë, e cila ka në qendër njohjen e ndërsjellë.

Këto komente janë pjesë një letrë me të cilën presidenti Biden përgëzoi ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e përvjetorit të pavarësisë.

Në letrën e shpërndarë nga zyra e zonjës Osmani thuhet se “lidhjet ndërmjet popujve tanë mbeten të fuqishme, të mbështetura në përkushtimin e përbashkët për zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës dhe qëndrueshmërinë tuaj si një vend sovran, i pavarur, shumetnik dhe demokratik“.

Mezi presim të punojmë me qeverinë e ardhshme për ta çuar përpara Kosovën në rrugën e saj evropiane“, thuhet në letër.

Ka punë për të bërë, përfshirë edhe sigurimin e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse normalizimi me Serbinë, që ka në qendër njohjen e ndërsjellë e cila forcon sundimin e ligjit, përballjen më pandeminë globale të COVID-19 dhe nxitë rritjen ekonomike, që mundëson një të ardhme përparimtare për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

Duke theksuar se Shtetet e Bashkuara mbeten partner dhe mik i përkushtuar i Kosovës në këto përpjekje, presidenti Biden shkroi se për të “Kosova vazhdon të ketë një vend të veçantë për familjen Biden, në shenjë respekti për periudhën kur djali ynë i ndjerë, Beau Biden, punoi për ta siguruar paqen, drejtësinë dhe shtetin e së drejtës për të gjithë qytetarët e Kosovës“.

Ditë më parë presidenti Biden, i bëri thirrje presidentit të Serbisë që të punojë drejt reformave evropiane dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën të përqendruar në njohjen e ndërsjellë.

Kosova e Serbia sivjet mbushin dhjetë vjet që nga fillimi i bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Bisedimet që rifilluan vitin që lamë pas, pritet të vazhdojnë pas formimit të institucioneve të Kosovës e cila të dielën më 14 shkurt mbajti zgjedhjet e reja parlamentare.

Më katër shtator të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë një dakordim për normalizimin ekonomik ndërmjet tyre.

Kosova kremton të mërkurën 13 vjetorin e pavarësisë së saj e cila u shpall në vitin 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian.

Check Also

Për besimtarët që duan të shkojnë këtë vit në Mekë, ky është kushti kryesor për të marrë pjesë në haxh

Ministria e Shëndetësisë në Arabinë Saudite, ka njoftuar të gjithë besimtarët myslimanë të cilët duan …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven − 8 =