Home / Aktualitet / Marrëdhëniet Turko-Shqiptare më të forta se kurrë/ Pas Ramës në Turqi, vendin tonë e viziton…

Marrëdhëniet Turko-Shqiptare më të forta se kurrë/ Pas Ramës në Turqi, vendin tonë e viziton…

Pritet të vijë në Shqipëri Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Mustafa Sentop, dhe delegacioni i tij shoqërues parlamentar do vizitojnë vendin tonë më 4 dhe 5 shkurt.

Kjo lëvizje vjen pas vizitës së kryeministrit Rama në Turqi. Sipas Anadolu Agency, ?entop do të pritet nga kryetari i Parlamentit të Shqipërisë dhe analogu i tij Gramoz Ruçi në Tiranë. Më pas ai dhe delegacioni i tij do të priten nga presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.

Në ditën e dytë të vizitës së tij, më 5 shkurt të premten ai do të vizitojë qytetin e Shkodrës, ku do të falë namazin e xhumasë në Xhaminë Qendrore të Shkodrës dhe do të vendosë kurorë lulesh në Përmendoren e Hasan Riza Pashës.

?entop në Shkodër do të vizitojë gjithashtu medresenë “Haxhi Sheh Shamia” dhe Institutin Yunus Emre.

Vizita e kryeparlamentarit turk në Shqipëri vjen pas hapjes së një kapitulli të ri bashkëpunimi mes dy vendeve, përmes një serë marrëveshjesh të nënshkruara nga Rama dhe Erdogan, me rëndësi në partneritetin strategjik.

Vizita e kryeministrit Edi Rama, është realizuar një muaj më parë në Ankara ku edhe është pritur me një ceremoni të posaçme.

Check Also

Sot iu bashkua zyrtarisht PD-së, por ja çfarë thoshte Bamir Topi kohë më parë për Bashën

Sot kryedemokrati Lulzim Basha ka gjetur marrëveshjen me një figurë të vjetër të Partisë Demokratike, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 + 15 =