Home / Aktualitet / Marrëdhëniet mes Izraelit dhe Kosovës “acarojnë” Palestinën, ja paralajmërimi që jep nga Beogradi

Marrëdhëniet mes Izraelit dhe Kosovës “acarojnë” Palestinën, ja paralajmërimi që jep nga Beogradi

Ambasadori palestinez në Serbi, Mohamed Nabhan, ka deklaruar se vendet arabe do të marrin një qëndrim të fortë kritik ndaj Kosovës, pasi kjo e fundit ka njohur Jeruzalemin si kryeytet të Izraelit.

Siç bën të ditur e përditshmja serbe Danas, Nabhan tha se minitrat e jashtëm të vendeve arabe janë mbledhur në Kajro pikërisht pas shkëmbimit të njohjes reciproke të Kosovës dhe Izraelit.

“Akti në vetvete është një shkelje e parimit që udhëzon vendet arabe dhe islamike, të cilat, si pjesa tjetër e botës, besojnë se Jerusalemi është një territor i pushtuar. Pikërisht nga ky aspect vendet arabe dhe islamike kanë formuar Fondin e Jerusalemit, kryetari i të cilit është mbreti Hassan II i Marokut, detyra e të cilit është të bashkojë përpjekjet financiare të vendeve islamike drejt Jerusalemit.

Jerusalemi është i yni jo i tyre. Kjo është pikërisht ajo që u diskutua në Kajro,”, tha Nabhan.

Ambasadori palestinez në Beograd, e konsideron shumë të rrezikshëm vendimin e Prishtinës për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Ambasadori tha se në krye të këtyre kundërshtimeve ka qenë edhe Turqia, një nga mbështetëset e mëdha të pavarësisë së Kosovës.

“Kur bëhet fjalë për vendet islamike, dihet se çfarë qëndrimi do mbajnë ato. Detyra ime është të paralajmëroj, sepse asnjë vend përvec Shteteve të Bashkuara dhe Guatemalës nuk hapi ambasadë në Jerusalem gjatë administratës Trump. Sa i përket Kosovës, mendoj se është shumë e rrezikshme për ta dhe i pengon përpjekjet e tyre për të fituar njohje ndërkombëtare”, tha ai.

“Gjysmë milioni palestinezë jetojnë në atë Jerusalem ku duan të hapin ambasadë”, tha ambasadori.

Sipas tij, Kosova është dashur të flasë edhe me palestinezët para se të marrë vendim për të hapur ambasadë në Jerusalem.

“Është qytet palestinez, ai që dëshiron të hapë atë ambasadë atje duhet të flasë me palestinezët. Nëse dua të vij në shtëpinë tënde, duhet të trokas në derë. Të të njoftoj se po vij, sepse nëse vij ndryshe kjo nuk është në rregull. Nuk është në marrëdhëniet ndërpersonale ose ndërshtetërore”, tha ai.

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë që ishte ndërmjetësuar nga administrata e Donald Trump në shtator të vitit të kaluar. Marrëveshja përfshinte gjithashtu njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Izraelit si dhe zotimin që Kosova dhe Serbia t’i vendosin ambasadat e tyre në Jerusalem.

Kosova është vendi i parë me shumicë myslimane që do ta vendos ambasadën e saj në Jeruzalem.

Check Also

Muaji Mars do të vijë me probleme për këto 3 shenja

Problemet e lidhura me muajin Mars do të lidhen me Hënën që u bashkohet disa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen + seven =