Home / Kulture / Marrëdhënia mes fatkeqësisë dhe dëshirës së qeverive për të uzurpuar më shumë pushtet

Marrëdhënia mes fatkeqësisë dhe dëshirës së qeverive për të uzurpuar më shumë pushtet

Nga Sebastian ZONJA –
Kryekreje na u tha se Koronavirusi do ta ndryshonte botën. Konspiracionistët flasin për të ashtuquajturin ‘Great Reset’, ndërsa mendjet serioze po rreken ta kuptojnë ç’po ndodh. Studiuesit shtrojnë pyetje në disiplinat e tyre, konspiracionistët kanë përgjigje interdisiplinare.
Në historinë e shkencës, virusi i ri Korona është një nga temat më të lëvruara. 90 mijë punime shkencore deri tetorin e kaluar.
Ekonomistët gjithashtu janë angazhuar për ta studiuar ndikimin e pandemisë në xhepat e qytetarëve. Psikologët, sociologët…
Sigurisht që s’mund të ngeleshin pa u angazhuar në këtë temë edhe studiuesit e politikës dhe jurisprudencës.
Filozofi italian Giorgio Agamben, një nga autoritetet më në zë sot për filozofinë politike, me këtë temë merret në libër. Njohës dhe studiues i biopolitikës, Agambeni na mban larg teorive konspirative për të na qartësuar marrëdhënien mes fatkeqësisë dhe dëshirës së qeverive për të uzurpuar më shumë pushtet.
Libri ka dal këto ditë në anglisht dhe është një përmbledhje e artikujve dhe studimeve të Agambenit për pandeminë.
Nga ky autor kemi në shqip veprat ‘Çelnaja’ dhe ‘Gjendje e jashtëzakonshme’, të dyja nga Shtëpia Botuese ‘Zenit’.

Check Also

Duke lëçitur librin e poetit, studiuesit e folkloristit Lefter Çipa “Njerëz me dritë”

 Nga Namik SELAMI- Tavolinat e shkronjëtarëve shqiptarë e botërorë janë nga më të bukurat e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × five =