Home / Aktualitet / Marko Kepi, marinsi që synon politikën në SHBA

Marko Kepi, marinsi që synon politikën në SHBA

Në televizionin RTK ka qenë i ftuar Presidenti i Organizatës Rrënjë Shqiptare, Marko Kepi, i cili me profesion është marins.

Ai ka qenë kandidat për asamblenë në qytetin e New York dhe nuk arriti që t’i marrë votat e duhura për të vazhduar më tej.

Mario: Ja ka vlejtur kandidatura pasi të paktën komunitetin shqiptar e kemi vendos në hartën politike, Amerika tani e di që është një komunitet që voton, komunitet që ka forcë dhe ka një të ardhme shumë më të mirë seç e ka pas përpara.

Pyetje: Çfarë ndodhi pas kandidimit tuaj?

Ndodhën shumë gjëra të papritura si përshembull Covid dhe u ndryshua e gjithë fushata. Nuk kishim më të drejtë të trokisnim nëpër dyer që është gjëja kryesore në një fushatë dhe kundërshtari  jonë kishte mbështetjen e partisë Republikane si dhe djali i presidentit doli në mbështetje të tij

Gara ka qenë shumë e vështirë, por deri në minutën e fundit ata nuk e kanë pasur garën e fituar. Fituesi nuk u shpall ditën e numërimit pasi duhej të pritej edhe dy javë të tjera që të numëroheshin edhe votat me postë dhe aty ishte diferenca që ne nuk mundëm të merrnim fitoren.

Pyetje: Në vendin ku jeni ju dhe ku keni kandiduar ka numër të madh të shqiptarëve?

Në të gjithë Amerikën, komuniteti më i madhi shqiptarëve është rreth 30 mijë shqiptarë në zonën e Brooklyn.

Pyetje: Sa ishte numri i shqiptarëve që dolën në votime?

655 persona kanë votuar.

Pyetje: Vetëm 655 kanë votuar nga 30 000?

Ne kemi rregjistruar rreth 2500 shqiptar për të votuar, por disa nuk kanë qenë në zonën tonë, ata që ishin në zonën tonë ishin 800.

Të tjerët nuk kanë mundur të votojnë për shkak të disa procedurave që ne nuk i kemi ditur, pasi ishte hera e parë që dilja si kandidat dhe ishte shumë e vështirë për të rregjistruar komunitetin tonë, pasi ata nuk kanë qenë të regjistruar.

Pyetje: Pse ky numër i vogël i shqiptarëve që kanë dalë në votime?

Unë mendoj se komuniteti ynë është i ri dhe nuk e di rëndësinë e përfaqësimit nga një njeri i tyre.

Komuniteti grek që është më i vjetër aty, kanë qenë 1013 persona të rregjistruar për të votuar dhe kanë votuar të gjithë, ata e dinë rëndësinë e pasjes së një politikani të kombit të tyre me i përfaqësuar, ndoshta ne akoma nuk e kemi mësuar.

Ne nuk kemi humb si komunitet, por e kemi ngrit zëri e shqiptarëve na kanë parë që jemi të organizuar, ndoshta Covid-i ka bërë që nuk mundëm të regjistronim më shumë shqiptarë, por shpresojmë që në të ardhmen të kemi sa më shumë.

Pyetje: Këtu nuk përfundon gara?

Jo, është vetëm fillimi.

Pyetje: Cilat janë aktivitetet më të mëdha të Rrënjë Shqiptare?

Aktiviteti më madhor është parade shqiptare që ndodh çdo qershor, këtë vit edhe ajo u anulua dhe kemi aktivitete të tjera siç janë piknikë, ndeshje futbolli, aktivitete nëpër universitete ku kemi 7 klube që aktivizohen studentë.

Pyetje: Keni bashkëpunime me shoqatat e tjera shqiptare?

Vetëm në New York kemi mbi 100 shoqata dhe organizohemi, shumica janë shoqata krahinore si Peja, Dibra etj./DiasporaShqiptare

Check Also

Ekspertët rrëzojnë mitin e 8 gotave, sa ujë duhet të pini sipas peshës trupore

Profesori i mjekësisë tregon pse kjo këshillë nuk duhet zbatuar: Njerëzit nuk kanë nevojë… Një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × five =