Home / Sport / Mario Gotze mund të rikthehet në Bundesligë, interesohet Hertha e Berlinit

Mario Gotze mund të rikthehet në Bundesligë, interesohet Hertha e Berlinit

Mario Gotze mund të kthehet në Bundesliga.

Pasi përfundoi aventurën e tij me Borussia Dortmund, Mario Gotze vazhdon të jetë në kërkim të një skuadre.

Lojtari lidhej me një kalim të mundshëm në Serie A, por ai transferim nuk u finalizua asnjëherë.

Sipas raportimeve të fundit nga Gjermania, për lojtarin është interesuar Hertha Berlin.

Hertha mund të jetë një opsion i mirë për gjermanin, pasi ai ka përvojë të madhe në Bundesliga, ku luante me skuadra si Bayern Munich e Dortmund.

Mbetet të shihet nëse Hertha do ta bind lojtarin për të vënë firmën në një kontratë me ta.

Check Also

Mbledhja te Ministria e Financave, Fidel Ylli: Ja kur do t’i japim zgjidhje përfundimtare problemeve

Ka përfunduar para pak minutash, takimi te Ministria e Financave, mes përfaqësuesve të Ligës Profesioniste …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven − four =