Home / Aktualitet / Maqedoni e Veriut, Mickoski: Zaev do të rrisë numrin e shqiptarëve

Maqedoni e Veriut, Mickoski: Zaev do të rrisë numrin e shqiptarëve

Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, mbetet në qëndrimin se nëse ligji për regjistrimin e popullatës nuk tërhiqet dhe miratohet në Kuvend, VMRO-DPMNE do të fillojë aksion për grumbullimin e nënshkrimeve në zyrat rajonale të Ministrisë së Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut për anulim të ligjit ekzistues për regjistrim, njofton Insajderi.

Mickoski, në një intervistë për “Deutsche Welle” duke u përgjigjur në pyetjen se në çka i bazon VMRO-DPMNE-ja pohimet se “Zaev ka premtuar se numri i shqiptarëve në vend, sipas regjistrimit do të jetë mbi 32 për qind të popullatës”, tha se temën e regjistrimit pushteti e bëri politike dhe, sipas tij, kjo është pasojë e dy shkaqeve.

“Së pari, për shkak se nuk e kyçi opozitën në asnjë mënyrë të marrë pjesë në këtë proces, por përkundrazi, i refuzoi të gjitha propozimet tona dhe amandamentet thelbësore, tridhjetë në numër. Dhe arsyeja e dytë është se këtë proces e shtyn me forcë në kushte kur shumë vende më të zhvilluara si Gjermania, Bullgaria, Kroacia, Irlanda, Skocia para së gjithash për shkak të krizës me koronavirusin i shtynë regjistrimet e veta. Hedhja poshtë e të gjitha propozimeve, dhe forca e tyre si pushtet, neve na jep të drejtë legjitime të dyshojmë në qëllimet e regjistrimit”, tha ai.

“Jam i bindur se nëse kemi regjistrim të këtillë mafioz, numrat dhe përqindjet do të jenë çështje dekori”, deklaroi tutje Mickoski.

Ndërkohë, sipas partisë maqedonase në pushtet LSDM -së, bojkoti dhe thirrja për bojkot të regjistrimit nga ana e VMRO-DMNE-së do të thotë edhe thirrje për shkelje të ligjeve.

“Kjo është absolutisht absurde dhe gjithsesi rast i parë që mund ta shohim në Evropë dhe botë. Të jetë më qartë, regjistrimi është operacion statistikor, e jo zgjedhje, në regjistrim nuk votohet, nuk ka humbës dhe prandaj Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk ka nevojë të frikësohet nga mbajtja e regjistrimit. Fitues nga regjistrimi do të jenë qyterarët, kompanitë, institucionet, të cilat përfundimisht do të kenë në disponim të dhëna të sakta dhe të besueshme, të domosdoshme për planifikim, krijim të politikave dhe strategji” thonë nga LSDM.

Debati mbi projektligjin për regjistrimin e popullësisë përfundoi të premten në mbrëmje, ndërsa seanca për votim pritet të caktohet këtë javë.

Check Also

Ka efekte të pabesueshme shëndetësore, kjo është barishtja shqiptare shumë e kërkuar

Laboti i egër është njohur më parë si bar i keq, por mund të konsiderohet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 1 =