Home / Aktualitet / Manovra të rrezikshme në rrugë dhe dhunë ndaj policëve, arrestohen 7 persona në Tiranë

Manovra të rrezikshme në rrugë dhe dhunë ndaj policëve, arrestohen 7 persona në Tiranë

Të paktën 7 persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve është edhe një, 26-vjeçar me iniciale A.H, i cili ka sfiduar policinë duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë dhe ka i goditur efektivët.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H, 26 vjeç, sepse në momentin e ndalimit të mjetit të tij, pasi kryente manovra të rrezikshme në rrugë, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur për shkak të detyrës, punonjësit e policisë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

J. M, 29 vjeç, pasi u kap nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë;

F. M, 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, iu gjet e sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabisi.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. Ç, 33 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij;

M. K, 23 vjeç, pasi ka vjedhur biçikletën e shtetasit N. H.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. Gj, 50 vjeç dhe E. B, 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

Check Also

Vizita e Escobar në Tiranë! Takime me Ramën dhe Bashën, mesazhi i ambasadës

 Ambasada e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, me anë të një postimi në rrjetin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 + seventeen =