Home / Kulture / “Manjikana”, një ekspozitë kaligrafike në galerinë e Shkodrës

“Manjikana”, një ekspozitë kaligrafike në galerinë e Shkodrës

“Manjikana” titullohet ekspozita që u hap në galerinë e arteve, në qytetin e Shkodrës. Në këtë galeri u bë prezantimi i një krijimtarie sa të veçantë dhe sugjestionuese, atë të autorit Fatbardh Kraja me ekspozitën kaligrafike “Manjikana”. Manjikana është një sistem i ri shkrimi, i krijuar për të bërë më të thjeshtë të shkruarin e gjuhës japoneze, si dhe për të lëvruar artin e kaligrafisë konform traditës vendase. Bazën e këtij sistemi e përbëjnë tingujt, të cilët shkrihen me njëri-tjetrin në nivele të ndryshme duke mundësuar vizualizime artistike. Kjo iniciativë e autorit Fatbardh Kraja, lindi si një inspirim nga simboli “manji” dhe u kompletua zyrtarisht në vitin 2018. Kjo ekspozitë kaligrafike ka për qëllim t’i ofrojë publikut një dimension kulturor dhe artistik disi të paarritshëm fizikisht dhe konceptualisht. Tentativa dhe befasia e kësaj prurje artistike të veçantë qëndron në faktin se një studim gjuhësor i përsosur në formula të caktuara fonemash e vijash kaligrafike të bashkërenduara, kthehet në një mekanizëm vizual i aftë të mbartë dhe t’i përçojë mesazhe botës nga mençuria mijëra vjeçare e një populli përmes shprehjeve të urta, tingujve dhe performancës kaligrafike. Fatmir Juka përgjegjësi i galerisë së Shkodrës shprehet se ekspozita që u hap më datë 20 shkurt, është në funksion të hapjes së galerisë, në funksion të prurjeve të reja qofshin ato klasike, artistike, por edhe si qëndrime që bashkojnë në një univers më të gjerë shtresash kulturore dhe personazhesh, që hulumtojnë në fusha të ndryshme të letërsisë, trashëgimisë kulturore, arteve të aplikuara, impaktit të tyre në ambient. Përgjegjës i galerisë, Fatmir Juka shprehet se ekspozita është sipari i më shumë se 10 aktiviteteve që janë parashikuar këtë vit. “Për më tepër kjo hapje konsiston edhe në njëfarë mbështetje për artistë të rinj në këto kohë rrethanash të kufizuara pandemie”, thotë Juka në një reagim të tij. Ekspozita u hap para disa ditësh për publikun në galerinë e Shkodrës, ku pjesë e stafit janë dhe Sidrit Lohja specialist dhe arranxhues Indrit Kulli. Mbajtja e maskave dhe distanca janë të detyrueshme në ekspozitë.

Check Also

“Vitet e Pritjes”, sot premiera botërore e versionit të restauruar

Sot shfaqet premiera botërore online e versionit të restauruar të filmit artistik “Vitet e Pritjes” …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 + eight =