Home / Sport / Mancini motivon: Respekt Turqia, por Italia ime nuk ka frikë askënd!

Mancini motivon: Respekt Turqia, por Italia ime nuk ka frikë askënd!

“Jemi të kënaqur që nisim Europianin, megjithëse një vit me vonesë. Do jetë mbrëmje e mrekullueshme nesër ndaj Turqisë, që është skuadër me teknikë të mirë dhe di të luajë futboll”

Roberto Mancini prezanton Itali-Turqi, ndeshja hapëse e Europianit, që do të luhet në Romë.

Trajneri ka humbur Sensi dhe Pellegrini dhe i ka zëvendësuar me Castrovilli e Pessina.

“Pres një ndeshje të bukur. Është zhgënjyese që nuk do i kemi Sensin dhe Pellegrinin për arsye dëmtimesh.

Lorenzo mund të mbulojë disa pozicione të ndryshme, po kështu edhe Sensi. Është zhgënjyese që ata të mos jenë me ne. Ata e meritonin të ishin me ne në këtë kompeticion. Verratti nuk është ende në maksimumin e tij fizik dhe nuk e nis nga minuta e parë e nesër. Është e rëndësishme të krijojmë ndjenjë ndjeshmërie dhe mirëkuptimi me të gjithë grupin.

Shpresojmë të vazhdojmë të luajmë mirë, duke shijuar futbollin tonë dhe duke argëtuar tifozët, ky duhet të jetë qëllimi ynë. Në të tillë kompeticione duhet të shkojmë me besimin se jemi më të mirët, respektin për kundërshtarin dhe të luajmë lojën tonë”, u shpreh Mancini.

Check Also

EURO 2020/ Angli – Skoci, formacionet e mundshme të ndeshjes së ditës

Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Skocisë do të luajnë sot (e premte) mes vete …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 − seven =