Home / Aktualitet / Manastirliut i ”rrëshkasin” shifrat: Kemi kapacitetet që të ruajmë 250 mijë doza të Pfizer!

Manastirliut i ”rrëshkasin” shifrat: Kemi kapacitetet që të ruajmë 250 mijë doza të Pfizer!

Ditën e djeshme në vendin tonë nisi dhe procesi i vaksinimit me vaksinën anticovid Pfizer, ku 975 doza u siguruan nga një shtet i BE-së, të cilën kryeministri nuk e bëri publik. E pyetur në një dalje televizive sesa janë kapacitetet e Shqipërisë për të ruajtur në zinxhirin ftohës vaksinën, Manastirliu tha se mund të ruhen deri në 250 mijë doza.

”Me kapacitetin aktual pra me rrjetin e frigoriferëve që kemi në minus 70 gradë, sipas edhe çfarë ekspertët kanë vlerësuar, ne jemi në gjendje që të kemi një kapacitet ftohës për këtë vaksinë deri në 250 mijë doza. Ndërkohë që jemi duke punuar për ta rritur akoma më shumë këtë kapacitet”, u shpreh dje Manastirliu.

Deklaratën e bërë nga ministrja e ka përgënjeshtruar brenda orësh Shefja e Programit Kombëtar të Vaksinimit Erida Nelaj, e cila tha se vendi ynë ka kapacitet për të ruajtur një numër prej 30 mijë dozash të vaksinës Pfizer, pra 10 herë më pak sesa tha Manastirliu.

“Ne kemi kapacitet 30 mijë doza njëherë. Po punojmë për të zgjeruar kapacitet. Në përgjithësi i kemi kapacitetet”, ka thënë Nelaj për Euronews.

Vaksina e Pfizer kërkon kushte shumë specifike të ruajtjes dhe transportimit të saj,  deri në -70 gradë, pasi nëse shkelen këto kushte vaksina e humb efektivitetin e saj. Ndërkohë që vaksina e dytë që pritet të mbërrijë në Shqipëri është ajo e Astra Zenecës, e cila ka lehtësi më të madhe në transportim, si dhe ka një çmim më të lirë sesa Pfizer, për të cilën kërkesa nga shtetet e zhvilluara ka qenë e jashtëzakonshme.

Check Also

Kancelarja Merkel tregon datën e saktë, ja kur pritet të përfundojë procesi i vaksinimit

Procesi i vaksinimit në Gjermani do të përfundojë deri në 21 Shtator, la të kuptohet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × five =