Home / Aktualitet / Manastirliu tregon detajin e rëndë: “Tre të intubuar janë mosha të reja”

Manastirliu tregon detajin e rëndë: “Tre të intubuar janë mosha të reja”

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zbuluar nga foltorja e Kuvendit moshën e tre prej pacientëve të intubuar në spitalin Infektiv.

Manastirliu tha se tre nga 6 të intubuarit janë të moshave mjaft të reja, konkretisht 45-46 dhe 49-vjeç.

Ajo bëri apel që të respektohen masat nga qytetarët pasi nuk është e mundur që secili prej tyre të ruhet me polic.

Manastirliu paralajmëroi se do të ketë shtrëngim të masave të subjekteve në vijën bregdetare që nuk respektojnë protokollin e sigurisë.

“Akti normativ që sot po sjellim për disa shtesa prcakton masa administrative për ato subjekteve në vijat bregdetare. Do ketë gjobë dhe më pas edhe pezullime në rast përsëritje të shkeljes ë këtyre protokolleve.

Kemi ndryshuar edhe kodin penal, por a janë efikase këto masa sot. Këto masa nuk do të jenë asnjëherë efikasve nëse sjellja e qytetarëve nuk do të ndryshojnë. Sepse nuk mund të bëjë pas çdo qytetari të kemi një polic.

Ka një moment dhe unë e them që nuk jemi vonë për të reflektuar. Kjo duhet të jetë një përpjekje e përbashkët e ndryshimit të sjelljes për të jetuar në një normalitet të ri. Qeveria shqiptare po punon për kushtet e spitaleve. Ka ende mes nesh që thonë se Covid-19 nuk ekziston. Tre prej personave të intubuar janë të moshave 45-46-49-vjeç.

Shumë pak bëjmë për shëndetin e popullatës. Nuk kemi sistem shëndetësor të investuar me dhjetëra vite sa për të përballuar një fluks shumë të madh. Këto janë armët e këtij virusi”, tha Manastirliu.

Check Also

OBSH jep lajmin e mirë: Bie numri i infeksioneve në Europë dhe botë

Javën e kaluar, Europa dhe bota, pa për herë të parë një rënie në numrin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × five =