Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Mnjani, përmes një postimi në facebook ka reaguar ashpër ndaj fotos së shpërndaë nga ministrja Ogerta Manastirliu, ku paraqitet një zonjë të cilës i kryhet matja e tensionit në nayrë në temperatura tepër të ulta.
Manjani shprehet se në raste të tilla protokolli shëndetësor parashikon mbulimin e pacientit me batanije dhe jo zhveshjen e tij në mes të të ftohtit.
Ish-ministri thekson se kjo është një poshtërsi antishëndet që kurrsesi nuk mund të publikohet për propagandë nga ministrja e Shëndetësisë.
Postimi i plotë i Manjanit: Ndihma e parë, moj zonja ministre e shëndetit, në një mjedis të tillë fillon me masa të menjëhershme anti hipotermike.
Jo vetëm mjeksia, por edhe protokollet e Kryqit të Kuq, sugjerojnë për këtë rast si masë te parë mbulimin e personit me një batanije dhe jo zhveshjen në mes të borës!!!
Pret puna e matjes së tensionit…
Si ka mundësi që kjo poshtërsi antinjeri e antishëndet të përdoret nga një ministër dhe për më tepër i shëndetësisë!!!
Mirë ministrja, se tabi i shohin sytë veç vota, po kjo mjekja a infermierja si mund të bëjë një karagjozllëk të tillë?!